BULQIZË - Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me dy armë. Policia ka sekuestruar një armë kallashnikov dhe një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh.
Në pranga ka rënë dhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi. Autoritetet ndaluan një automjet ku uhëtonin 20 vjeçari Denion Fiku së bashku me dy shokët e tij.
Nga kontrollet e policisë, ata gjetën dy armë zjarri, një automatik, dhe një armë gjahu tip shotgun dhe 30 fishëkë. Ata u ndaluan në vendin e quajtur "Sektori Dushaj".
Gjithashtu policia ka arrestuar dhe Saimir Hallaçin, 24 vjeç dhe Andi Çunin 25 vjeç të dy banues në Tiranë.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.