Bulqizë- Një makina tip 'Fuoristradë' ku udhëtonin 6 persona ka dalë nga rruga për shkak të ngricave dhe shpejtësisë në Zercan.
 
Sipas policisë, rreth orës 10.00 në fshatin Zall-Strikçan, në rrugën dytësore që të çon tek centrali i Smollikut ka dalë nga rruga mjeti tip "Mitsubishi Pajero" me targë AA 091 JE që drejtohej nga shtetasi N.V ku udhëtonin 5 shtetas si pasagjerë.
 
Nga aksidenti, 4 të plagosur janë jashtë rrezikut, njëri është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa shoferi nuk ka marrë plagë.
 
Katër personat e plagosur A.V, 57 vjeç, O.S, 30 vjeç, S.R 23 vjeç dhe D.R 17 vjeç po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës pasi kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa D.Z 41 vjeç është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar.
 
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa shkak kryesor dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga shpejtësia dhe akulli në këtë pjesë të rrugës.



[gallery]20312[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com