BULQIZE- Një grabitje me armë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Bulqizës. Sipas policisë, mësohet se persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur 2 milionë lekë në Njësinë Administrative Zerqan.
Tre personat e armatosur kanë hyrë në ambientet e ish komunës ku ndodhet edhe zyra e ndarjes së pensioneve dhe kanë qëlluar për të terrorizuar personat që ndodheshin aty.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se një nga plumbat që kanë qëlluar grabitësit ka bërë rikoshet dhe një person ka mbetur i plagosur. Autorët pasi kanë marrë shumën e të hollave janë larguar menjëherë. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Ende nuk është dhënë një version zyrtar nga policia, por nga dëshmitarët mësohet se një prej grabitësve është larguar duke çaluar dhe dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com