Një grup minatorësh në Bulqizë janë ngritur në protestë mesditën e sotme në qendër të qytetit duke protestuar për rreth dy orë. Minatorët kërkojnë plotësimin e dy kërkesave; përmirësimin e kushteve të punës dhe miratimin e statusit të minatorit. Minatorët kanë vendosur afat për plotësimin e dy kërkesave të tyre deri në fund të vitit, pasi në të kundërt paralajmërojnë futjen në grevë urie.
“Kërkojmë që të miratohet statusi i minatorit dhe të përmirësohen kushtet e punës. Nëse dy kërkesat nuk do të realizohen deri në fund të këtij viti do të futemi në grevë urie” thotë disa nga minatorët në protestë. Ndërkohë që Partia Demokratike mbështet protestën e minatorëve ‘Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta’.