Bulqizë, nuk lejohen të punojnë
66 minatorë në protestë

BULQIZE – Rreth 66 minatorë protestuan sot para galerisë D të minierës së Bulqizës. Minatorët ishin punonjës të  firmës turke "Turkalaba”të nënkontraktuar nga kompania ACR që merreshin me hapjen e galerive të reja dhe nuk janë lejuar nga policia private e firmës ACR për të vijuar normalisht punën pas tre muaj për ringritjen e galerive në zonën D.

Shkak për këtë situatë dyshohet se janë problemet e ACR me firmën nënkontraktuese turke, punonjësit e të cilës ishin edhe minatorët pjesëmarrës në grevë.

Sipas punëtoreve, me urdhër të administratorit të firmës ACR, Medat Zogu ata nuk janë lejuar të punojnë, megjithëse secili prej tyre ka një kontratë të firmosur me firmën nënkontraktuese, e cila për tre muaj me radhë i ka angazhuar në ngritjen e galerive.

Nëse ACR nuk zgjidh marrëveshjet me firmën “Turkalba” ata janë të detyruar të fillojnë grevën e tyre pa afat deri në plotësimin e kërkesës së tyre minimale, e së drejtës për tu paguar për punën e tyre sipas kushteve të kontratës.

(eb/gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë