BULQIZË- Një minator në minierën e Martaneshit është plagosur rëndë teksa po punonte.

Avni Heti 45- vjeç ka mbetur i plagosur në momentin që ishte  duke nxjerrë krom në 1200 m thellësi.

Paraprakisht dyshohet se 45- vjeçari mund të ketë rrëshkitur duke marë kështu dëmtime të mëdha në kokë. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë për këtë arsye është dërguar një helikopter për transportimin e tij në Spitalin e Ushtarak në kryeqytet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)