Dy punonjës të policisë së Bulqizës janë dhunuar sot nga një 17-vjeçar i cili përmes grushteve i është përgjigjur kërkesës së efektivëve për tu shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.

Sipas policisë së Bulqizës bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Minatori” kur efektivët i kanë kërkuar 17-vjeçarit O.K  që të shkojë në komisarit për verifikim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)