Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën ‘Shefqet Tançi' janë helmuar teksa zhvillonin një eksperiment në ambientet e laboratorit të shkollës.
Pas eksperimentit me sapun 15 lekësh nxënësit nuk janë ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella. Sipas nxënësve helmimi i tyre ka ardhur nga përdorimi i sapunit si plastolinë.
Pas helmimit të 11 nxënësve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila është shprehur se kjo qeveri nuk po kursen askënd madje as fëmijët.
Nxënësit janë dërguar në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nxënësit e helmuar në spital
Ndërkohë që spitali i Bulqizës ka deklaruar se fëmijët kanë dalë nga spitali dhe gëzojnë shëndet të plotë.
Deklarata e plote e spitalit
Në spitalin e Bulqizës rreth orës 10:00 janë paraqitur 11 fëmijë të moshës 12 vjeçare të shkollës “Shefqet Tançi”. Fëmijët kanë ardhur në spital me simptoma të dhimbjes së kokës, të përziera, vështirësi në frymëmarrje etj. Me të mbërritur në ambientet e spitalit, ka filluar menjëherë trajtimi i tyre dhe vizitat nga personeli mjekësor në pediatrinë e Spitalit Bulqizë. Janë bërë analizat dhe fëmijët nuk kanë rezultuar me çrregullime apo pasoja të rënda.
Rreth orës 13:00 të shoqëruar nga prindërit ata kanë dalë prej spitalit dhe gëzonin shëndet të mirë.