BULQIZE - Nga verifikimet dhe ekzaminimet paraprake të grupit hetimor, të ngritur pas gjetjes së eshtrave të një njeriu në një varr të ngritur brenda natës në Bulqizë, rezulton se eshtrat janë shumë të vjetra në kohë, mbi 30-vjeçare.

“Grupi hetimor në përbërje të të cilit kanë qenë prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, specialistë nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në DPQ-Dibër dhe ekspertë kriminalistë, ku nga kryerja e veprimeve ka rezultuar që brenda gropës së varrit gjendeshin disa eshtra të cilat nga ekzaminimet paraprake rezultonin shumë të vjetra në kohë mbi 30-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Dibrës.

Eshtrat e marra në cilësinë e provës materiale do t’i dërgohen Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë me qëllim ekzaminimin e tyre nga ekspertë të mjekësisë ligjore.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

(eç/shqiptarja.com)