BULQIZË- Disa shoferë nga Bulqiza që transportojnë krom në Durrës, kanë nisur sot një protestë për shkak të ndalimeve që bën policia. Policia bllokoi tre kamionë që kanë kaluar ngarkesën aksiale me krom. Ata kanë tentuar të kalojnë rreth 20 ton krom më tepër se norma e lejuar, por shoferët shprehen se janë brenda normës aksiale.
Shoferët kërkojnë që të zbatohet rregulli, që për çdo aks të mjetit të ketë një ngarkesë 8 tonëshe. Ligji parashikon që një kamion i cili përbëhet nga disa akse të transportojë 8 ton për aks. Në rastin konkret, tre kamionët e bllokuar ishin të përbërë me nga 6 akse, që në total duhej të transportonin nga 48 ton.
Sipas policisë së qarkut Dibër, pas verifikimit, specialistët konstatuan se “në total këta kamionë që përbëheshin me nga 6 akse transportonin 10-20 ton më tepër se norma e lejuar”.
Sipas policisë, njëri kamion transportonte 10 ton më tepër, tjetri 15 dhe i treti 20 ton më tepër.
Bëhet e ditur se shoferët do e çonin kromin në Durrës dhe në Lezhë.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com