Të maskuar, tentuan të thyenin bankomatin, arrestohen dy hajdutët në Bulqizë

Të maskuar, tentuan të thyenin bankomatin, arrestohen dy hajdutët në Bulqizë

BULQIZË-Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi mëngjesin e djeshëm tentuan që të vjedhin një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të datës 26 janar, E.A. 31-vjeç dhe F.L. 35-vjeç, të dy banues në Bulqizë dhe të dënuar më parë për vjedhje tentuan të vjedhin bankomatin.

Ata ishin të maskuar, ndërsa po tentonin të thyenin bankomatin me sende të forta për të marrë shumën e parave. Ngjarja ka ndodhur në "Lagjen e Re" Bulqizë, ndërsa policia ka ndërhyrë pas informacionit duke i identifikuar dhe prangosur.

Brenda këtij muaji ky është sulmi i tretë, pasi pak ditë më parë në Berat dhe në Vorë u grabitën dy pika bankomati. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg