Policia ka arrestuar një person pasi ka tentuar të korruptojë policin për t’i shpëtuar gjobës. Dritan Rama, 42 vjeç, banues në Tiranë, transportonte mineral kromi mbi ngarkesën e lejuar nga Batër-Martanesh për në Durrës.
Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar drejtuesit të kamjonit dokumentacionin për verifikim, pronari i mjetit që ndodhej në vendin e pasagjerit shtetasi Dritan Rama, 42 vjeç, banues në Tiranë, zbriti nga automjeti, së bashku me dokumentacionin ku në mes të dokumentacionit kishte futur një kartmonedhë 500 lekëshe, në mënyrë që të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kontrolluar dokumentacionin.
Menjëherë punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e pronarit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com