BULQIZË- Një 26-vjeçar në Bulqizë është vënë më prangat e policisë pasi ka dhunuar dy persona dhe më pas ka goditur edhe policët kur shkuan në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për Ertigen Allën, 26-vjeç i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2016 për grabitje në Vlorë.
Sa u takon dy personave të tjerë që u konfliktuan, ata janë vënë nën hetim.
Në vitin 2016, Alla ishte pjesë e së ashtuquajturës banda e grabitësve në plazhe. Sipas policisë të arrestuarit kishin kryer një seri vjedhjesh, 20 prej të cilave janë të dokumentuara. 7 të arrestuarit shfrytëzonin rastin kur turistët largoheshin nga banesat e tyre me qira dhe i hapnin me forcë ato.

Komente

