BULQIZË – Një tjetër minator plagoset rëndë në minierën e Bulqizës,  duke iu shtuar radhës së shumë kolegëve të tij në këtë objekt. Ai quhet Mustafa Kola dhe goditjen e ka marrë nga vagonët e  mineralit, që i kanë shkaktuar plagë.
 
Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës me helikopter.
 
Para paj javësh, një tjetër minator në minierën e Bulqizës u lëndua dhe më pas vdiq, si pasojë e mosrespektimit të kushteve të sigurisë në punë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)