BULQIZE- Një varrim pas mesnate në varrezën e qytezës së Bulqizës ka zgjuar dyshime të forta në prokurorinë dhe policinë e kësaj zone.
Eshtrat e një njeriu të mbështjella me një thes prej lecke, janë gjetur të groposura në një varr i cili është ngritur mistershëm brenda një nate. Një telefonatë e bërë sot në mëngjes në rajonin e policisë së Bulqizës sinjalizoi policinë për mbirjen e një varri në varrezat e qytezës.
Policia ka mbledhur fakte se disa persona janë parë pas mesnate teksa hapnin një varr në varrezë. Dyshimet çuan efektivët dhe prokurorët në vendngjarje ku vërejtën një grumbull dheu, pa asnjë tabelë me emër.
Gjatë paradites ekspertë të hetimit kanë bërë rihapjen e varrit, ku kanë gjetur brenda një thes me eshtra.
Policia konfirmon se kemi të bëjmë me eshtrat e një njeriu, por nuk jepen më shumë detaje. Një grup ekspertësh pritet të mbërrijnë sot nga Tirana për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vdekje natyrale. Gjithashtu analizat do të saktësojnë dhe kohën kur ka ndodhur vdekja.
Nuk dihet as kush mund të ketë bërë varrimin e mistershëm dhe jo të zakonshëm që ka ndodhur pas mesnatës së të hënës (12 nëntor) në varrezën e qytetit të Bulqizës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com