BULQIZE - Policia po punon më tej për zbadhjen e vdekjes së dy minatorëve pasditen e djeshme në Bulqizë. Janë shoqëruar në polici inxhinieri, dy teknikët, brigadieri dhe 4 minatorë të tjerë të galerisë. Personat e shoqëruar do pyetën me detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Dy minatorë humbën jetën në minierën e Martaneshit në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së djeshme (rreth orës 19:00).
Minatori Vehbi Stafa dhe Ermal Elezi humbën jetën pasi një masiv dheu është shembur mbi ta, gjatë kohës që ata po punonin në minierë.
Vehbi Stafa ka ndërruar jetë gjatë kohës që transportohej për në spitalin e Burrelit, ndërsa Ermal Elezi humbi jetën rreth orës 19:50 në spital.
Sipas informacioneve, dy viktimat po punonin në brendësi të galerisë në zonën D, zonë e re e minierës së Martaneshit dhe dyshohet se një masiv dheu mund t’i ketë zënë poshtë. Vendi ku ata po punonin në minierën e Martaneshit, njihej si zonë e vështirë.
Rreth një muaj më parë (më 30 gusht) një aksident i ngjashëm ndodhi po në minierën e Martaneshit, ku dy minatorë u aksidentuan. Murat Kaceli humbi jetën, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Abdullah Hoti, pas shembjes së një masivi dheu gjatë kohës që ata punonin në minierë.
Lajmi fillimisht u publikua më 29 tetor në orën 19:39 dhe u përditësua më 30 tetor ora 14:20
(Gre.M/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com