Bulqizë/ Punëtori i fabrikës së pasurimit të kromit u mbyt në punë, drejtori dhe 2 të tjerë e çuan në shtëpi trupin të dukej si vdekje natyrale! Arrestohen autorët

Mustafa Kamishi 65 vjeç, punëtori i cili humbi jetën ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, rezulton se është mbytur në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese, ndërsa ngjarja u tentua të fshihej nga drejtori dhe dy punonjës.

Policia bën me dije se 65-vjeçari, së bashku me dy punonjës në fabrikë, Rruzhdi Koçin dhe Avni Alliun, kishin hipur sipër një varke të improvizuar me bidonë kauçuku dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë Kamishi ka humbur jetën. Pas ngjarjes, dy punëtorët e tjerë e dërguan trupin e viktimës në banesën e tij, me qëllimin që të dukej vdekje natyrale.

Në pranga kanë rënë sot drejtori i fabrikës, Islam Nika53 vjeç, banues në Tiranë i akuzuar se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë si dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen. Po ashtu, janë arrestuar edhe dy punonjësit, Rruzhdi Koçi 52 vjeç dhe Avni Alliu 38 vjeç, të cilët nuk treguan si ndodhi ngjarja, duke tentuar ta fshehin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, ndërsa fillimisht u raportua se 65-vjeçari, punëtor i ferrokromit, mund të kishte pësuar atak kardiak. Fabrika rezulton në pronësi të Bukurosh Koçit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
E frikshme/ Trapi me bidonë kauçuku me të cilin punëtorët e kromit kalonin rezervuarin ku ra dje dhe u mbyt 65-vjeçari

Një varkë e improvizuar me bidonë kauçuku, ishte mjeti me të cilin lëviznin në zonën e grumbullimit të ujërave kullues punëtorët në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, duke rrezikuar jetën çdo ditë. Report TV ka siguruar foto të kësaj varke, nga ku ra në ujë dje 65-vjeçari Mustafa Kamishi, bashkë me dy kolegët e tjerë të tij, Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu. Kamishi humbi jetën, ndërsa dy kolegët e tij të cilët mundën të dilnin gjallë nga uji, u munduan të fshihnin ngjarjen, duke e dërguar trupin e pajetë të 65-vjeçarit në banesën e tij në mënyrë që vdekja të dukej si e ardhur nga shkaqe natyrale.

1639134706_A.jpeg

Varka e improvizuar
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës