BULQIZE- Një fëmijë 10 veç u gjet i varur në pemë në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme në fshatin Fushë-Dushë të komunës Fushë Bulqizë, 5 km larg qytetit të Bulqizës. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se kemi të bëjmë me vëtëvarje me litar.
Sipas të afërmve të viktimës, 10-vjeçari Viron Shehu ishte në banesë me vëllain e tij të vogël, pasi i ati, Rifat Shehu i kishte marrë leje nga shkolla që të kujdesej për vëllain 5-vjeç, pasi prindërit kishin shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar policinë mbi këtë ngjarje, tregojnë se kanë dëgjuar të bërtiturat e 5 vjeçarit duke kërkuar ndihmë, i cili ishte shokuar kur pa vëllain e varur në pemë. Dy vëllezërit kanë qenë duke ndjekur një film, ndërsa vetëm pas disa minutash Vironi u gjet i varur.
Komshinjtë e familjes Shehu deklarojnë se fëmijën e kanë gjetur pa frymë dhe se kanë njoftuar menjëherë policinë. Policia e dërgoi djalin në urgjencën e spitalit ku edhe vazhdon të jetë aktualisht.
HETIMET E PARA
Hetimet e para konfirmuan se fëmijës i është gjendur shenjë në qafë e cila dyshohet se është shenjë litari. Në trup nuk kishte shenja të tjera. Fëmija është dërguar në spital por përpjekja ka qenë e kotë. Fillimisht u tha se fëmija ishte gjetur i varur nga familjarët, por më pas u mësua se ata ishin lajmëruar nga policia.
Lajmi u publikua fillimisht ne oren 12:16 te dites se sotme dhe u perditesua ne oren 15:50
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com