BULQIZË-Trupat e tre minatorëve me shtetësi kineze vijojnë të jenë në thellësi të minierës së bulqizës, pasi operacioni për nxjerrjen e trupave është tepër i vështirë.
Mendohet se ata gjenden në nivelin e 21 të minierës ku ndodhi edhe shpërthimi, ndërsa ekipet e kërkimit kanë mundur të arrinë deri në nivelin e 16.
Gjatë natës ka pasur edhe shpërthime të tjera hidrogjeni në brendësi të galerisë që ka penguar ekspertët për të hyrë më në thellësi.
Specialistët e RISHM it, ato të firmës Albchrome dhe ekspertë aktualisht janE në nivelin e 16, ku sqarojnë se deri aty është pastruar i gjithë ajri nëpërmjet tubave të jashtme të ventilimit.
Paralelisht po punohet edhe për riparimin e pusit që do të bëjë të mundur zbritjen e ekspertëve dhe grupit hetimor në nivelin 21.
Veç tre minatorëve të bllokuar nëntoke, të cilët kanë humbur jetën, mbeten të plagosur edhe tre minatorë të tjerë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com