Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar me shkop druri nënën e tij pas një konflikti mes tyre. Latif Xheleshi, 41 vjeç,  banues në Gjoricë të Bulqizë, është konfliktuar me nënën e tij duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) dukë i shkaktuar lëndimet.

Pas denoncimit të rastit, policia ka  arrestuar në flagrancë 41-vjeçarit, të cilit gjatë kontrollit iu gjeten në trup edhe dy thika. Pas dhunimit, gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

41-vjeçari do të përballet në gjykatë  për veprat  penale  “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.