Bumçi: Po bllokohet statusi.
“Dëgjo lajmet Aldo”

Bumçi: Po bllokohet statusi.<br />“Dëgjo lajmet Aldo”
TIRANE- Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po e bllokon me qëllim marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë. Sipas deputetit Aldo Bumçi, Kryeministri Rama po e shtyn datën e marrjes së statusit kandidat për vitin tjetër me qëllim që kjo meritë të mos i njihet qeverisë së PD. “Zoti Rama, data është e rëndësishme sepse ne i përmbushëm të gjithë detyrimet që iu vunë Shqipërisë, dhe qeveria jote e ka këtë dhuratë mbi tavolinë. Prandaj nuk do qe statusi te merret këtë vit sepse do ti njihet si merite Qeverisjes se Partisë Demokratike. Prandaj shkelmove konsensusin e arritur për ligjin e shërbimit civil dhe ke ndërmarrë fushatën e spastrimeve në administratë sepse do të shtysh datën e marrjes se statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, ka deklaruar deputeti Bumçi.

Sipas tij Rama tregoi se për Kryeministrin nuk është e rëndësishme data kur Shqipëria mund të marrë statusin si vend kandidat për në BE. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Partisë Socialiste, ku deputeti Erjon Braçe i kujton ish-misnitrit të Jashtëm se kjo nuk është në odrë të qeverisë, por BE. “Llahtarisem nga logjika e Aldos!! Ky është rëndë, po shumë shumë rëndë!! E dëgjova të fliste për ditë të shtunë e të lutej si pikëpyetje:Përse zoti Rama nuk thotë datën se kur do merret statusi i vendit kandidat të be? Përse Rama se thotë datën? Të thotë datën! Ai po bën çdo përpjekje për të shtyrë datën e marrjes së statusit sepse nuk do që kjo të quhet meritë e PD.

Unë nuk di nëse Aldo dëgjon lajme apo ja kanë ndaluar të ndriçohet, por edhe dje, edhe pardje, edhe mbi pardje, një seri ministrash të vendeve të BE që po vizitojnë përditë Shqipërinë, një seri ambasadorësh të vendeve të BE, një seri lajmesh me burim Komisionin Evropian tregoni si muajin e mundshëm të dhënies së statusit: muajin dhjetor!”, i kundërpërgjigjet Braçe deputetit të PD në Facebook. Ai vijon edhe më tej duke u shprehur se nuk do t`i mohoet merita PD për atë çka bërë në qeveri. “Datën Aldo sta themi dot! E di përse? Sepse ndryshe nga ju, nuk jemi në ata që vendosim!E dyta, kjo puna e meritës është çështje e rëndësishme shumë!! Po, ua njohim meritën!! Po po, ju e keni meritën e statusit te vendit kandidat që do të marrim. Merreni meritën!! Ne ua japim”, thotë Braçe.
 
 Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore