Bumçi debat me Macoveit, "Na
lini të flasim, kjo jo demokraci"     

Bumçi debat me Macoveit, lini të flasim, kjo jo demokraci"      ">
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si qesharak dhe jo demokratik formatin e takimit të sotëm të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Duke iu drejtuar bashkëdrejtueses së Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macoveit, Aldo Bumçi kërkoi që përfaqësuesve të PD t’u lihej koha për të dhënë qëndrimin e tyre.
 
Ka qenë pikërisht Bumçi i cili e ka cilësuar si qesharak dhe jo demokratik këtë format.

“Për herë të parë kemi 4 ministra në këtë takim. Mendojmë se nuk është një format i duhur dhe as i balancuar. Nuk mund të vijojmë me këtë format që të bëjmë vetëm pyetje. Na lini të marrim fjalën dhe të flasim për çështjen tona.”- tha Aldo Bumçi.

Ndërkohë që edhe Fatmir Mediu ka kritikuar formatin e takimit të sotëm.

"Jo normale që në këtë takim diskutojmë me ministrat kur duhet të diskutonin përfaqësues të Parlamentit Shqiptar dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian.  Do të ishte më mirë të kishim informacion me shkrim sesa të dëgjonim ato që kemi dëgjuar prej kohësh."- tha Fatmir Mediu.

Debati Bumçi- Macovei- Balla
Aldo Bumçi:
Ministrat shprehën qëndrimin e tyre. Na lejoni edhe ne të vijojmë me këtë diskutim. Nuk mund të vijojmë me këtë format që të bëjmë vetëm pyetje. Na lini të marrim fjalën dhe të flasim për çështjen tona. Nëse do të vijohet me këtë format opozita nuk do të thotë asgjë. Ne kemi kohën tonë për të paraqitura qëndrimet tona.  Kjo është qesharake, mazhoranca po i bën pyetjet.  Ky nuk është debati NdërParlamentar. Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në traditën e takimeve të këtij Komitet
 
Taulant Balla : Është koha për të bërë pyetje.

Monica Macovei: Është koha për të bërë pyetje.  Kemi ardhur si miq të mbështesim Shqipërinë për integrimin. Nëse keni kritika bëjini. Bëjini pyetje. Ju lutem bëni çfarë doni. Ministrat janë këtu. Po i japim fjalën të gjithëve.
 
Aldo Bumçi: Opozita dëshiron të flasë. Nuk është momemnti që ministrat të tregojnë se fare kanë arritur. Unë kam nevojë të prezantoj qëndrimin tim. Momenti për të prezantuar arritje ka kaluar.
 
Monica Macovei: Është momenti i pyetjeve.
 
Taulant Balla: Do të kemi edhe një pyetje të fundit, pasi të tjerët nuk po e marrin fjalën. Ministrat do të përgjigjen.

Vijimi i debatit pas largimi të ministrave
 
Taulant Balla:: Kalojmë në pikën e katërt të axhendës 

Monica Macovei: Çdo kush do të ketë 1 minutë kohë për të folur

Aldo Bumçi: Kjo po bëhet qesharake, po arrihen nivele të  paprecedente më parë.

Monica Macovei: Duam që çdo kush të ketë mundësinë për të folur.


Video debati i plotë
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi