Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime.
“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës. Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, cdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm, kam dalë publikisht dhe kam ndërmarrë 2 akte, kam rreshtuar këto fakte dhe kam bërë kallëzim penal në prokurori ku kam kërkuar që të hetohet kaligrafia, nuk është as imitimi i shkrimit tim, të gjithë këto fakte, qëndrimi ynë në mbledhjen e parë, fakti që ministria e kishte shkresën që në fillim dhe që komunikoj me fax me Shkëlzen Berishën, unë e bëra kallëzimin, por prokuroria nuk e bëri. Shkresa nuk është shënimi im. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë cështje, dhe u falsifikua kjo shkresë, ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 Berishën për të krijuar një lidhje të paqenë me anë të birit. Nuk kam folur me Berishën për çështjen e ekzekutivit", tha Bumçi.
Çfarë ishte shkresa?
Një shkrim i zakonshëm dore, mbi një shkresë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë duket se është filli i një sërë procedurash për ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec. Dokumenti i shumëpërfolur prej mëse tre muajsh në qarqet politike të Tiranës dhe në Kuvendin e Shqipërisëështë një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë. Në të vërtetë, dokumenti i mësipërm, i firmosur nga Bumçi miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.
Shkresa për të cilën flet Aldo Bumçi
Lajmi kryesor:
Tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Berishës, Aldo Bumçi merret në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
4 Shkurt, 19:24
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Tiranë/ Tre orë seancë paraprake për dosjen 5D, Gjykata e Posaçme e shtyn dhe do të shprehet më 14 Shkurt
4 Shkurt, 16:08
-
Edvin Prifti akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër/ GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish shefin e kirurgjisë në QSUT
4 Shkurt, 12:50
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott takohet me Dumanin: SPAK, institucioni më i besuar! E mbështesim për hetimin e krimeve zgjedhore
4 Shkurt, 10:35
-
Afera Partizani/ Doçi në Report Tv: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave
3 Shkurt, 20:27
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
'Përplasja e Berishës me SPAK, i shkon për shtat PS-së', Dyrnjaja: 'Do t'i hiqet non-grata?' Nuk do çuditesha, Trump eksperiment politik i rrezikshëm
3 Shkurt, 14:35
-
Pas Berishës, SPAK i jep leje dhe Kryemadhit! Ish-bashkëshortja e Metës në SHBA, kryetari i PD-së në Gjermani
3 Shkurt, 10:25