Bumçi: Rama të kujtohet edhe
për 470 shtëpitë te Bregu i Lumit

Bumçi: Rama të kujtohet edhe<br />për 470 shtëpitë te Bregu i Lumit
TIRANE- Partia Demokratike mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për t’i ardhur në ndihmë Serbisë dhe Bosnjës nga 100 mijë euro në shenjë solidarizimi për dëmet që iu shkaktuar nga përmbytjet e këtij viti. Por, përballë kësaj, PD vendos situatën e krijuar në Tiranë në bregun e Lumit, ku tetorin e vitit të kaluar u përmbytën 470 shtëpi, por që nuk u dëmshpërblyen. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se komisionin qeveritar vlerësoi se dëmi në këtë zonë ishte 92 milionë lekë të reja, ndërsa nga tetori i vitit të kaluar “qeveria ka akorduar vetëm 600 mijë lekë të reja”.
 
“Qeveria shqiptare mori dje një vendim për ti ardhur në ndihmë qeverisë serbe dhe boshnjake duke i dhënë 200 mijë euro, nga 100 mijë euro secilës, si shenjë solidarizimi për dëmet masive që pësuan këto dy vende nga përmbytjet e majit të këtij viti. Në e mbështesim plotësisht këtë akt të qeverisë shqiptare e cila u gjendet pranë qytetarëve serbë dhe boshnjakë dhe me këtë akt solidarizimi jep dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, për të tejkaluar paragjykime që mund të ekzistojnë. Por ndërkohë që qeveria me këtë akt solidarizimi ndaj qytetarëve serbë dhe boshnjakë, këtu në Tiranë në bregun e Lumit, në tetorin e vitit të kaluar, 470 shtëpi u përmbytën. Një komision qeveritar vlerësoi se dëmi ishte 92 milionë lekë të reja dhe qeveria nga tetori i vitit të kaluar ka akorduar vetëm 600 mijë lekë të reja. E kemi të vështirë të kuptojmë këtë sjellje. A mos vallë ngjyra blu e pushtetit vendor në Laprakë e ka penguar qeverisë që të shikojë hallet dhe dëmet e qytetarëve të Tiranës në breg të Lumit? Ne kemi nevojë jo për akte që nxisin urrejtjen, nxisin ndasitë, frymën e hakmarrjes, si dhe akte të tjera që kemi parë këto ditë. Kemi nevojë për akte që mbështesin njerëzit në nevojë, dhe nëse qeveria shqiptare arrin tu japë mesazhe Serbisë dhe qytetarëve serbë, shpresoj që të ketë vullnetin që këto ditë të marrë një akt në mbështetje të qytetarëve të Tiranës tek Bregu i Lumit dhe të tregojë se mund të bashkëpunojë edhe me Partinë Demokratike, të paktën po aq sa bën me vullnetin që tregon me qeverinë serbe”, u shpreh deputeti Bumçi.
 
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrit u miratua vendimi për t’i dhënë ndihmë financiare prej 200 mijë euro qeverive të Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën