Bundesliga, Bayern "dorëzohet"
në Dortmund, humbet dhe kreun

Bundesliga, Bayern në Dortmund, humbet dhe kreun">
Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi ndaj Bayern Munich me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ashtu edhe siç pritej, klasikja gjermane dhuroi mjaft emocione dhe shumë raste për gol nga të dy anët, por vendasit ishin më të sigurt në këtë takim dhe arritën t’i bëjnë ballë sulmeve të njëpasnjësishme të bavarezëve.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 11-të nga Pierre Emerick Aubameyang pas një asistimi nga Mario Gotze.

Rast të mirë për gol në pjesën e parë kishte edhe Andre Schurrle i cili mund të dyfishonte shifrat, por rezultati në 45 minutat e para nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë rastet më të mira ishin nga Aubameyang (46’), Frank Ribery (55’) Xavi Alonso (61’) dhe Robert Leëandoëski në kohën shtesë.

Pas kësaj fitore BVB ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, kurse Bayerni humbet kreun e renditjes, duke ia dorëzuar atë debutuesve të Red Bull Leipzig, të cilët një ditë më parë mposhtën në "Bay Arena", Bayer Leverkusen.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve