Bundesliga, Bayern nis me fitore
2018-ën, mund Leverkusen 3:1

Bundesliga, Bayern nis me fitore<br />2018-ën, mund Leverkusen 3:1<br>
Bayern Munich e ka rinisur Bundesligën aty ku e la në 2017, duke shënuar fitore në fushën e Bayer Leverkusen me rezultat 3-1. Të dy klubet e filluan me intensitet të lartë takimin, duke sulmuar në të dyja anët e fushës.

Rastin më të mirë për të kaluar në avantazh e kishte Kohr i Leverkusen në minutën e 18-të, ndërsa Bayern Munich u kundërpërgjigj me James Rodriguez pak minuta më pas. Por ishin sërish bavarezët ata të cilët do të godisnin portën e vendasve, duke kaluar në avantazh me ish-sulmuesin e Real Madrid, Javi Martinez në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi sërish me Bayrnin në sulm të cilët gjejnë golin e dytë me Franck Ribery në minutën e 59-të. Volland e hapi takimin, në minutën e 70-të, por që doli të jetë vetëm gol i nderit, pasi James Rodriguez shënoi për 3-1 në kohën shtesë. Bayern Munich pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e parë me 44 pikë, 14 më shumë Schalke në vendin e dytë. Sot do luhen ndeshjet e tjera të Bundesligës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës