Bundesliga/ “Arratiset” Leipzig
 +6 pikë nga Bayerni i Mynihut

Bundesliga/ “Arratiset” Leipzig<br /> +6 pikë nga Bayerni i Mynihut
Leipzig nuk di të ndalet. Ekipi i ardhur nga Bundesliga 2 ka korrur mbrëmjen e djeshme fitoren e nëntë sezonale duke u bërë kërcënim serioz për kampionët e Mynihut.

Debutuesit janë duke shkëlqyer në qetësi çka do të thotë se rruga e fituesve të katër titujve të fundit në Bundesligën Gjermane nuk do të jetë dhe aq e lehtë kësaj radhe.

Fitorja e mbrëmshme 4-1 i shkëput Leipzig në +6 pikë nga vendi i dytë, Bayer Myhnih, të cilët sot do përballen në derbin ndaj Leverkusen e cila vjen pas një forme të mirë në Ligën e Kampionëve.

Leipzig mbrëmë arritën dhe një rekord historik duke u bërë skuadra e parë që debuton në Bundesligë dhe arrin të jetë e pamposhtur në 12 javët e para të kampionatit.

Duket së përralla e debutuesve të këtij sezoni po merr përmasa reale, duke i ngjarë atij të Leicester City në Premier League sezonin e shkuar.

Redaksia Online 
K.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve