Bundesliga, Mërgim Mavraj pjesë
e formacionit më të mirë

Bundesliga, Mërgim Mavraj pjesë<br />e formacionit më të mirë
Mërgim Mavraj është përfshirë në formacionin e 11-të më të mirëve të fazës së parë të Bundesligës në Gjermani.

Mbrojtësi shqiptar ka patur një sezon fantastik pasi ka shkëlqyer me ish skuadrën e tij të Koln në 16 ndeshjet e para dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm për karrjerën e tij duke u transferuar te skuadra e Hamburgut.

Tashmë Mavraj është përkrah emrave të mëdhenj në kampionatin gjerman si David Alaba, Sokratis Papasthopulos dhe Philip Lahm.

Për marrjen e një vendi në formacionin më të mirë të Bundesligës, 30-vjeçarit shqiptar i është dashur të përballet me futbollistë të Bayern dhe kombëtares gjermane, si Mats Hummels dhe Jerome Boateng, të cilët ai i ka lënë pas.

Nga ana tjetër  Mavraj është votuar si qendërmbrojtësi i dytë më i preferuar nga tifozët, duke marrë 26% të votave të tifozëve, vetëm  1%  më pak se lojtari grek i Dortmund Sokratis, i cili mbante vendin e pare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos