Bundesliga nderon me një minutë
heshtje viktimat e Berlinit

Bundesliga nderon me një minutë<br />heshtje viktimat e Berlinit
Ekipet e Bundesligës, nderuan me një minutë heshtje viktimat e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Një minutë heshtje përpara fillimi të ndeshjeve dhe shirita të zinj në krahë nga lojtarët janë mbajtur në të katërta ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e djeshme.

Tifozët gjithashtu nderuan viktimat me një minutë heshtje në stadiumet e Dortmund, Frankfurt, Hamburg  dhe Moenchengladbach.

Ndërkohë edhe në 5 ndeshjet që do të zhvillohen ditën e sotme do të mbahet një minutë heshtje. Sot do të luaj edhe Hertha Berlin e cila do të pres në stadiumin e saj që ndodhet vetëm 7 kilometra larg vendit të sulmit terrorist skuadrën e Darmstadt.

Ndërkohë Bayern Munich do të presi në “Allianz Arena”, skuadrën surprizë te vitit RB Leipzig, të cilët do të përballen për kreun e tabelës. Sipas numrit të biletave të shitura, sfida do të ndoqet në stadium nga 75 mijë tifozë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime