Red Bull Leipzig ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, duke marrë vendin e parë përkohësisht në Bundesliga. Ekipi nga pjesa Lindore e Gjermanisë, vijon të mos njohë humbje në kampionat, ndërsa nuk i ndahet Bayernit në krye të tabelës edhe në javën e 11-të të kampionatit.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje të "Bay Arena" të Leverkusen, "aspirinat" janë të parët që kalojnë në avantazh që në minutën e 2 të takimit me anë të Kevin Kampl. Goli i barazimit për miqtë vjen vetëm 2 minuta më pas, kur Julian Baumgartlinger shënon në portën e tij. Por, pa u mbyllur ende pjesa e parë, është Julian Brandt që çon shifrat në 2:1 për Leverkusen.
Pjesa e dytë është një histori krejt tjetër dhe Leipzig rikthehet në lojë kur Hakan Calhanoglu humbjet një penallti në minutën e 54 të takimit. Emil Forsberg barazon 2:2 në të 67-ën. Ndërsa goli i tretë dhe i fitores për miqtë erdhi në minutën e 82 nga Ëill Orban.
Me këtë fitore, Red Bull Leipzig merr vendin e parë në Bundesliga, të paktën deri nesër, pasi të jetë luajtur klasikja në 18:30 e të shtunës, Borussia Dortmund-Bayern Munchen.
/Shqiptarja.com

ekipi debutues merr vendin e parë">