Balla: KE, hapje negociatash pa asnjë kusht Shqipërisë

 Balla: KE, hapje negociatash pa asnjë kusht Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin, i cili është raportues për Bashkimin Europian në Bundestag. 

Pas takimit, deputeti Balla dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e saj drejt BE-së dhe ndalesën  e radhës ka rekomandimin që Komisioni Europian do ti sugjerojë vendeve anëtare, të cilat përmes vendimarrjes në këshill marrin vendimin përfundimtarë për hapjen e negociatave.

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me një mik të Shqipërisë në Bundestagun gjerman, deputetin, Manuel Sarrazin, i cili është raportues për Bashkimin Europian në Bundestag, me të cilin ndava të njënjtin vlerësim që Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e saj drejt BE-së dhe stacionin e radhës ka rekomandimin që Komisioni Europian do ti sugjerojë vendeve anëtare, të cilat përmes vendimarrjes në këshill marrin vendimin përfundimtarë për hapjen e negociatave. Javën tjetër Komisioni Europian duket se do ti sugjerojë vendeve antare hapjen pa asnjë kusht të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe menjëherë më pas qeveritë e vendeve antare, sipas procedurave të përcaktuara në funksionimin e tyre, i kërkojnë parlamenteve të tyre dhënien e vlersimit dhe kujtoj që në bundestagun gjerman procedura është që në një seancë plenare të Bundestagut shprehen deputetët, ku kërkohet një shumicë për ti kërkuar më pas qeverisë vendimarrjen përfundimtare. Ditët dhe javët në vijim janë shumë të rëndësishme, sepse hapja e negociatave nuk duhet konsideruar si një fitore e PS si partia qeverisëse e vendit, por duhet konsideruar si një moment historik për të gjithë shqiptarët. Ky është një vit i rëndësishëm dhe për institucionet evropiane, po të kemi parasysh që ky është një vit i rëndësishëm edhe për institucionet europiane, sepse ëshët një vit zgjedhor për dhe nëse do të humbnim larg qoftë trenin këtë vit do të duhet të prisnim të paktën dhe 2 apo 3 vite të tjera. Unë jam shpresplotë që grupet e mëdha politike në parlamentin gjerman do ta mbështesin, por edhe të Gjelbërit që janë një numër jo i paktë, po dhe Liberalët. Duhet të kemi parasysh që grupi i ekstremit të djathtë me siguri nuk do të jetë në favor të kësaj, sa kohë që nuk janë në favor as të BE. Duke u rikthyer në zhvillimet politike të ditës në Shqipëri, është për të ardhur keq që në këto ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët, për të ardhmen europiane të Shqipërisë, fotografia që opozita ofroi sot në Kuvendin e Shqipërisë nuk i bën aspak mirë këtij procesi.

Taulant Balla
 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë