Bundestagu i dominuar nga burrat, prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët

Bundestagu i dominuar nga burrat, prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët

Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku është sot: Deputetes konservatore të Parlamentit gjerman që vjen nga Bremeni. Për Elisabeth Motschmann-in, parlamenti gjerman. Bundestag, vazhdon të mbetet çështje  burrash. Ajo shpjegon, se "Ata nuk duan gra që kundërshtojnë. Kjo gjë është ngulitur thellë! Gratë që nuk notojnë në rrymën e burrave, gratë që nuk janë servile dhe prej të cilave vijnë të papritura, gratë që nuk janë njësoj si shoku që kanë ngjitur, këto gra nuk e kanë të vështirë”. 

Përvoja të tilla kanë pasur edhe gra të tjera në grupet e ndryshme parlamentare politike. Edhe politikania socialdemokrate, Ulla Schmidt është njëra prej tyre. 72 vjeçarja është aktive në politike që prej 30 vitesh. Fillimisht në politikën komunale, më vonë si ministre dhe zëvendëspresidente e Parlamentit gjerman. „Unë u në fillim të karrierës sime politike njëherë u indinjova shumë kur një ditë dikush më tha: „Ti nuk qenke edhe aq e shpifur. Ti edhe mund të ishe martuar, po të mos merreshe me politike.” Në atë kohë njerëzit ende mendonin, se gratë që kërkonin të zinin poste politike, ishin gra të palumtura, që nuk kanë pasur fat me burrat dhe që kërkonin të plotësoheshin diku tjetër, shpjegon ajo më tej.

Elisabeth Motschmann kujton, se „në fillim të karrierës sime politike, 30 ose 40 vjet më parë kur ishte puna për të emëruar ose për të gjetur një grua për ndonjë nga postet, si për ato me pagesë ashtu edhe për ato vullnetare, shtroheshin pyetje si: A është e paraqitshme? Unë e kam përjetuar një gjë të tillë." 

Përvoja të tilla nuk janë raste të rralla, thotë studiuesja e shkencave politike, Elke Wiechmann. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen. „Tani këtu është pak a shumë normale të flasësh kështu për gratë, të flasësh kështu me gratë. Për ta mbytur zërin e gruas ose për të bërë komente të caktuara, pa vend." 

Jo vetëm mënyra e sjelljes që do të ishte e ndryshme, thotë ekspertja, por nëse në parlament do të kishte më shumë gra, atëherë edhe diskutimet do të ishin të tjera, edhe vendimet do të ishin ndryshe. „Nëse ato janë për nga numri kaq pak në Parlament, atëherë temat për të cilat interesohen ato nuk futen patjetër në redn dite, që do të thotë se ato nuk diskutohen fare." 

Por edhe për shpërndarjen e posteve të parlamentit apo të qeverisë, diskutohet shumë pak, thotë deputetja socialdemokrate, Ulla Schmidt. Ajo ka qenë ngarkuar me çështjet e barazisë gjinore dhe ka parë se postet e ministrave dhe postet zyrtare është e vështirë të merren nga gratë. „Kemi pasur gra që kanë zënë postet, por vetëm në mënyrë sporadike. Në fund të fundit, nëse një burrë pret të marrë një post, atëherë ai e merr atë. Edhe sot kështu ndodh." 

Aktualisht në parlamentin që pritet të mbyllet, numri i burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Mbetet të shihet si do të rezultojë me zgjedhjet për parlamentin e ri më 26 shtator. Shpresat për një ndryshim thelbësor janë të vakura. Sidoqoftë në garën elektorale ka shumë gra që kandidojnë./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reni: 24/09/2021 07:44

    Ky i jone eshte i rralle, si ajo shprehja : 7 gra e 8 lope mu q...ja temat ne g.p

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë