Bunk’Art 2, turistja amerikane
në lot për vuajtjet e shqiptarëve

Bunk’Art 2, turistja amerikane<br />në lot për vuajtjet e shqiptarëve
Një pjesëmarrje e pazakontë vizitorësh ka vijuar edhe pas ditës së katërt në Bunk'Art 2.

Qytetarë të moshave të ndryshme që nga pensionistët e studentët kanë ndjekur me një kureshtje të thellë dhomat e muzeut kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist. Nuk kanë munguar edhe vizitorët e huaj.

Amerikania Heather Clayton ka vizituar Bunk'Art 2 bashkë me djalin e saj dhe bashkëshortin. Hedher tregon se ka pësuar një tronditje shpirtërore dhe nuk mund t’i mbaj dot lotët, duke u shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se populli shqiptar ka vuajtur kaq shumë. Lotët e sinqertë të Heather të lëndojnë me të vërtetë
 
“Muzeu është fantastik. Hera e parë që vij në Shqipëri dhe mendova se është një vend fantastik. E tani që qëndruam në këtë këtë muze, pasi e vizitova atë ndihem shumë e trishtuar. Por në të vërtetë kur pashë këto dokumente, kaq shumë të vrarë, nuk munda ta përfytyroja që një popull fantastik që jeton në një vend fantastik të jetë i detyruar të vuajë kaq shumë. Nuk mund ta kuptoj sesi pas kaq vuajtjeve që i janë shkaktuar këtij populli, të mund të gjesh forca për qenë i lumtur. Prandaj mendoj se shqiptarët janë një popull i shkëlqyer. Këto dokumente të përshkruara në dy gjuhë më ndihmuan të njoh një histori të errët të vuajtjeve të vendit tuaj. Nuk mund t’i imagjinoj këto vuajtje. Pse të jetë kështu....(qan) “, u shpreh Heather Clayton.
 
Më tej vizitorë të tjerë, i dëgjojmë që të shprehin keqardhje që ky muze nuk ishte hapur më parë.

"Ky duhet të ishte bërë që me ndryshimin e sistemit dhe populli duhet ta dinte para 25 vitesh se çfarë është bërë me popullin shqiptar dhe sesi është masakruar populli me të padrejtë. Tani ne po i mësojmë pas 25 vitesh, tani flitet që do të hapen edhe dosjet, pse të mos hapeshin edhe në 90", thotë një vizitor.
 
Ndërsa të rinjtë duken se sapo kanë hapur faqen e parë të një historie të panjohur. Këto studente shprehen se nuk kemi mësuar asgjë në shkollë për historinë pas 44-ës. 
 
"Çdo fakt i ri që kemi lexuar deri tani është i padëgjuar më përpara. Në librat tanë të historisë këto gjëra nuk kanë ekzistuar fare as në gjimnaz as në 8-vjeçare. Historia mbaron vetëm në vitin 44 dhe flet pak fare në vitet 90 sesi ra busti i diktatorit", thotë një studente.

"Është rrëqethëse. Ne nuk kemi ditur asgjë nga këto. Mosha jonë është shumë e painformuar nga historia për këto", shprehet një tjetër.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull