'Bunk’Art & Science 2018', për herë të parë në Shqipëri arti dhe shkenca shkrihen së bashku

“Bunk’Art & Shkencë 2018” është i pari aktivitet që zhvillohet në Shqipëri, ku arti edhe shkenca do të shkrihen së bashku. Doktori italian Matteo Gelardi prezanton për publikun se çfarë ndodh kur qelizat e trupit tonë kthehen në vepra arti. Shkencë, arte pamore, modë dhe muzikë në datat 21-22 dhe 23 shtator në "Bunk’Art 1" dhe "Bunk’Art 2". Kornisti Ilir Kokëdhima, e konsideron këtë iniciativë të veçantë jo vetëm për vete si artist, por për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të shohin se çfarë ndodh kur arti edhe shkenca transformohen së bashku. 

Faktikisht, ky është një nga projektet më të veçantë që unë kam marrë pjesë ndonjëherë. Është një bashkim midis ngjyrave dhe muzikës në tërësi. Ne do të luajmë muzikë nga autorë të huaj edhe shqiptarë, por që do të shkrihen edhe do t’i japin një kuptim më të madh ngjyrave që doktor Matteo do të sjellë për publikun shqiptar. Është shumë interesante se si brenda trupit tonë ndodhen kaq shumë ngjyra edhe kaq shumë mrekulli, që ne nuk i njohim, por që akoma mbeten për t’u eksploruar edhe për t’i bërë të dukshme për publikun. 

Ilir Kokëdhima, kornist

Pjesët muzikore, që artistët kanë përzgjedhur për të luajtur janë “Nocturne” dhe Alp-horn. Një nga fotot e doktor Matteo-s është “Nata edhe dita” për këtë ne kemi zgjedhur pjesë me instrumente mjaftë të veçantë, i cili quhet Alp-horn (alpin-horn) është një instrument zviceranë dhe për vetë faktin që mbahet edhe tek Bunk’art, një vend që të momentin që futesh brenda të jep një ndjesi të madhe edhe shpirtërore dhe ndoshta pak frikë, bën edhe lidhjen me vendin ku do të mbahet edhe me tingujt e veçantë të këtij instrumenti dhe pamjeve të profesor Matteo-s.

Një prej fotove të tjera është “Kristalizimi” edhe këtu kemi zgjedhur një vepër tjetër, që Reinhold Glière, “Nocturne” quhet. Është një pjesë klasike, por që të jep njëkohësisht edhe një lirshmëri, që brenda kuadrateve klasike mos të jesh i kufizuar për të mbajtur termin që ne duam edhe për të shprehur mënyrën që ne duam. Mund që të pasqyrohet shumë qartë kristalizimi më këtë pjesë. 

Çfarë ndikimi ka pasur vepra e dr.Gelarit tek ju?
Mendoj se është pak e pabesueshme, që brenda qelizave tona të jenë këto mrekullira. Por na vuri në një pozitë, që duhet të jemi në një nivel ndryshe, prandaj menduam për këto vepra, sepse duke iu përshtatur edhe veprës ishin ndryshe. Ne padiskutim që do të bëjmë më të mirën tonë edhe mjaft që ta arrijmë. Është projekt shumë i veçantë, shpresojmë që të jetë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë pavarësisht mundësive. 

Çfarë mund të na thoni për lidhjen e shkencës me artin dhe ndikimin e tyre tek njerëzit?
Unë mendoj që edhe arti edhe shkenca kanë të përbashkëtat e tyre, ato nuk mbarojnë kurrë. Ne gjithmonë eksplorojmë tek vetja jonë pa bërë gara me njëri-tjetrin. Është një garë me vetveten, sepse në botë mund të ketë shumë të njohur, por ne bëjmë garë me veten për të sprovuar veten. Është mëse e sporvueshme, që fëmijëve muzika u jep një zhvillim shumë ndryshe, sepse nuk i bën që të jenë individualist, por i bën që të edhe të respektojnë kolegun, duke shoqëruar muzikë, por edhe të kenë vetëbesimin, duke qenë të parë, solist, por e bën edhe më të zhvillueshëm, duke qenë shumë i rregullt në muzikë. Sepse në muzikë nuk mundesh që të jesh sipas dëshirë, sepse ka disa rregulla që të jep një edukatë shumë ndryshe nga mundësitë e tjera, për shembull nga futbolli. 

Pra është e njëjta gjë, që ajo që ndodh në shkencë duke qenë strikt, ndodh edhe në muzikën klasike... 
Patjetër që është e njëjta gjë, me një ndryshim nga profesionet e tjera, jo nga shkenca, që ky profesion pa pasion nuk mundet që të bëhet kurrë. Pa pasion nuk arrin asgjë. Pasioni është çelësi i suksesit, nëse ne nuk e ndjejmë një vepër reflektohet edhe tek puna, edhe në publik. Ky është çelësi. Pa pasion nuk funksionon. 

Po tek ju si ka lindur ndikimi i muzikës klasike, si ka lindur kjo pjesë edhe si do të përcillet në atë mbrëmje?
Faktikisht ne e kemi menduar dhe atë pjesë edhe duke parë fotot, ne edhe kur luajmë muzikë mendojmë diçka sikur aktrojmë, mendojmë si një film me metrazh të shkurtër edhe faktikisht mundet që ta sjellim për publikun në mënyrë krejt reale edhe në nivelin që duhet nga ana profesionale edhe shpirtërore. 

Ilir duke parasysh vendin se ku do të ndodh ky aktivitet, në një tunel të ministrisë së Brendshme, Bunk’art 1 dhe Bunk’art 2, që mbart një histori që ka lënë gjurmë tek shqiptarët, një vend ku përgjatë disa orëve do të bashkohet arti me shkencën. Si e vlerësoni?
Nuk na ka rastisur që të luajmë herë tjetër tek ky ambient. Kur hy në këtë ambient më ka dhënë një ndjesi sikur futem në një institucion fetar, si në kishë apo në xhami, si një ndjenjë frike dhe kurioziteti. Por, edhe akustika e sallës së Bunk’art atë ndjesi të jep edhe frikë edhe kuriozitet. Përderisa artistët edhe shkencëtarët mundohet që të eksplorojnë edhe në fusha të reja. Mendoj se edhe për ne do të jetë një risi, të cilin mezi po e pres. Përveçse pak frikë edhe kuriozitet, do të jetë më shumë kënaqësi. 

Sa nevojë kanë artistët edhe vendi ynë për këto aktivitete?
Mendoj se nevojat janë shumë të mëdha, duke parë nivelin shoqëror në Shqipëri, social dhe ekonomik. Mendoj se nevojat janë të mëdha, sepse këto lloj eventesh ndikojnë direkt në jetën sociale të individëve, pas një koncert të bukur publiku del i lumtur edhe kjo ndikon edhe në jetën e tyre, bëhet si një lloj mësimi, inspirimi, çlodhje të gjitha bashkë. Duhet që të ketë një pjesëmarrje edhe më të madhe të moshës së re edhe të moshës më të madhe. Që do të mësojë nga kjo se është një eksperiencë e paeksploruar më herët nga ne shqiptarët. 

Veprat e ekspozuara nga Matteo Gelardi në "Bunk’Art 1" (datë 21 shtator, ora 17.00) dhe veshjet e realizuara nga Giovanna Gelardi (datë 22-23 shtator, ora 09.00-21.00 në Bunk’art 2). Spektakli do të prezantohet nga gazetari i “Report TV”, Denis Minga. Hyrja është falas. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë