Bunk’Art, muzeu i parë që rihapet! Gati për vizitorët, janë marrë masat për distancimin social  

Bunk'Art rihapi këtë të premte dyert për vizitorët. Pas më shumë se një muaji e gjysmë i mbyllur muzeu i diktaturës iu nënshtrua listët së aktiviteteve që u lejohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Këtë vit kanë ndryshuar rregullat për turistët e organizuar në grupe. Ata duhet të jenë në numër të vogël dhe duhet të zbatojnë me rigorozitet distancën nga njëri-tjetri.

Në listën e aktiviteteve që duhet të ishin hapur që nga data 4 maj renditen bibliotekat, kopshti botanik, edhe ai zoologjik. Nga vëzhgimi i Report Tv këto subjekte nuk e kanë marrë informacion në kohë duke mos pritur vizitorë dhe janë ende të mbylur për publiku.

Rihapja pritet që të bëhet në ditët në vijim, ndërkohë që brenda galerisë në kopshtin zoologjik, ku grumbullohet pjesa më e madhe e vizitorëve, do të bëhen vijëzime për distancën.

Të kontaktuar nga Report Tv, autoshkollat, të cilat janë të përfshira po ashtu në listën e subjekteve të hapura prej 4 majit, shprehen se ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të punojnë, në një kohë kur në një mjet, lejohen vetëm dy persona të ulur në mënyrë diagonale.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg