Bunkerët, një dëshmi e komunizmit që kthehet në atraksion turistik dhe biznes (VIDEO)

Bunkerët një dëshmi e të kaluarës komuniste, sot i ndeshim pothuajse në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Të tillë ekzistojnë edhe në zonën e Pojanit dhe të Semanit në Fier. Teksa dikur ishin planifikuar si objekte për mbrojte në rast lufte, sot këta bunkerë janë një atraksion turistik, por edhe një mënyrë për të fituar të ardhura.

Të kthyer në vepra arti, bunkerët kanë ngjallur edhe interesin e turistëve të huaj. Ata shprehen se janë mahnitur, pasi diçka të tillë nuk e kanë hasur në asnjë vend tjetër.

"Bunkerët janë  shumë të veçantë, duhet ta reklamoni veten dhe shqipërinë në gjithë europen se keni gjëra shumë interesante. Janë unikë.  Një gjë të tillë nuk e kemi parë në asmjë vend tjetër, por kjo është mesaduket pjesë e histories se Shiperisë ." shprehen disa turistë të huaj.

Bunkerët u ndërtuan gjatë qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës nga vitet 1960 deri në vitet 1980 me idenë që shteti të mbrohet nga armiku, Në vitin 1983 ishin ndërtuar gjithsej 173.371 bunkerë betoni në të gjithë vendin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove