Vrasësit e Jurgen Kurtit mohojnë njëri-tjetrin: Na bënë shokë duke na dhunuar në qeli

Tre të rinjtë, arrestuar si pjesë e grupit që ekzekutuan Jurgen Kurtit më 18 mars në rrugën “Zef Jubani”, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Në një seancë me dyer të mbyllur me kërkesë të prokurorisë për shkak të sekretit hetimor, Gjykata Penale ka caktuar ndaj tyre "arrest me burg" dhe vlerësimin e ligjshëm të arrestimit.

Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, para gjykatës kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e aq më tepër bashkëpunimin mes tyre.

Ndryshe sa kish deklaruar në polici Elsi Levendi duke shpjeguar skemën e vrasjes dhe ndjekjes së Jurgen Kurtit, para togave të zeza ai është shprehur se rrëfimi i tij është i manipuluar dhe ai është dhunuar në qeli.

“S'kam lidhje me vrasjen, deklarimet më janë marrë nën presion me një avokat që nuk e kam zgjedhur unë dhe nuk e njoh. Por unë nuk kam lidhje me vrasjen e nuk i njoh të ndaluarit apo personin në kërkim”, - është shprehur Levendi para gjykatës.

Dy personat e tjerë Qalliaj e Berberi kanë heshtur duke dhënë vetëm gjeneralitetet e tyre.

Por si arriti grupi hetimor tek autorët e vrasjes?

Nga hetimet kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar dy automjete në rrugën "Zef Jubani" një Audi me të cilin ka lëvizur personi në kërkim Klodjan Bane dhe një Mercedez Benz që kanë lëvizur tre të rinjtë.

Fillimisht është ndaluar Levendi i cili rezulton se ka edhe një mesazh telefonik të shkëmbyer me përmbajtjen “më njofto kur të dali ai”, por ai mohon të ketë njohje me personin që ka folur me SMS.

Levendi rezulton se ka qenë në një palestër aty pranë ndërsa në orën 15:00 pasditen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani” ëhtë fiksuar dhe automjeti Audi që dyshohet se ka përdorur Bane.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës për këtë dosje ka nisur dhe hetim për nxjerrje të sekretit hetimor dhe publikimin e emrave të autorëve të përfshirë pasi sipas akuzës publikimi në media bëri që Klodian Banë t'i shpëtojë arrestimit.

Atentati ndaj Kurtit rezulton se është bërë për hakmarrje ndërsa asnjë nga katër të përfshirët në krim nuk rezulton të ketë një konflikt direkt më të, çka ka bindur hetuesit se dikush tjetër është porositësi i vrasjes së kryer përkundrejt 30 mijë eurove.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • God: 30/03/2019 01:26

    30 mije per 4 vete per nje vrasje jan shum apo pak? ...... o m g

    Përgjigju
  • Godsaveus: 30/03/2019 01:25

    30 mije per 4 vete per nje vrasje jan shum apo pak? ...... o m g f a k e

    Përgjigju
  • Fredi: 29/03/2019 07:02

    Tani tër jetën e jetës derisa të plaken shtëpia e tyre do të jetë qelia!

    Përgjigju
    • Fuck you: 30/03/2019 01:27

      B u s t a r d

    • Tjeter: 30/03/2019 00:57

      Po sigurisht qe ti je nje idiot

  • Lina: 29/03/2019 02:13

    Bravo per Faqen je i zoti qe po thua te verteten !!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Antzeljna: 29/03/2019 02:05

    Bravo per faqen!! E para qe gjeta me te verteta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës