10 mijë euro secili e dy javë ndjekje për ta vrarë! Kapen 3 ekzekutorët e Jurgen Kurtit /EMRAT - VIDEO

Vrasës me pagesë janë personat që tetë ditë më parë ekzekutuan në Tiranë, poshtë shtëpisë së tij, 26-vjeçarin Jurgen Kurti, i njohur si biznesmen dhe menaxher i personazheve të njohur të show-bizzit. Tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte me nënën, u vunë në pranga sot nga Policia e Tiranës, si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt, dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, thanë se autorët dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Ndërkohë nuk dihet ende se kush është personi/at që ka dashur kokën e Jurgen Kurtit. Pista kryesore e hetimeve: Hakmarrja.

***

Tetë ditë pas vrasjes së bujshme të 26-vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë, policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet publik për efekt të hetimeve. Ndërsa tre të arrestuarit janë ekzekutorë me pagesë dhe pjesëmarrës në krim, personi i kërkuar mësohet nga burime për Report Tv, se ka pasur rolin e koordinatorit. Nuk dihen ende emrat e personit/ave që kanë porositur vrasjen e Jurgen Kurtit.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Burime për Report Tv thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër. Të njëjtat burim thanë për gazetarin Arsen Rusta, se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit. Të arrestuarit kanë refuzuar të tregojnë emrin e personit që ka porositur vrasjen.

Policia thotë se ka sekuestruar një pistoletë TT, fishekë luftarakë, një sasi të vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe 13 aparate celularë.

"Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera,  dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 3 të arrestuarit bashkë me një tjetër të shpallur në kërkim. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze", thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Burime për Report Tv thonë se tre autorët e arrestuar janë vrasës me pagesë dhe se ekzekutimin e Kurtit e kanë bërë me porosi, për llogari të një personi tjetër. Të njëjtat burim thanë për gazetarin Arsen Rusta, se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit.

Dyshimet e hetuesve janë se vrasja të jetë kryer për hakmarrje, për shkak të përfshirjeve në ngjarje kriminale të Jurgen Kurtit. I riu ishte i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Artur Kurtit, dhe vrasjen e një tregtari në Durrës, Agim Arapi. Të dyja këto vrasje janë marrë përsipër nga njerëz të afërt të tij. Vrasjen e babait i cili ishte i divorcuar nga nëna e tij, e mori përsipër daja i Jurgen Kurtit, ndërsa vrasjen e tregtarit në Durrës e mori fajësinë, vëllai i vjehrrit te 26-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi më 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri Jurgen Kurti. 26 vjeç.

"Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje. Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin", thotë policia.

Veprat penale të ngritura ndaj tyre janë: “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

 

G.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 28/03/2019 15:07

    te hetohen te gjitha vrasjet qe jane pa gjetur autori,pasi keta vrases me pagese do kene kryer edhe te tjera,dyshoj edhe per vrasjen po pa viktima ne fier te rrethrotullimi i parkut me 2017

    Përgjigju
  • Angry: 27/03/2019 10:48

    Ne shqiperi po rritet nje fare e keqe te rinjsh te cilet pranonojne te behen ushtare te kapove vetem.per te hipur ne makina te shtrenjta o ju q jeten qe beni ju jete leshi .profesjoni me.i ri vrases me pagese per 10 mij euro dhe me kaq para mund te blej vetem p*n e nens vet.te dyja palet jane llumbi dhe fara e keqe e ketij vendi prandaj o prinder ruani femijet ju qe keni femij te vegjel qe te mos perfundojne si keta laperat

    Përgjigju
  • Plot: 27/03/2019 08:26

    Here tjtr ata qe hapen bythsh te kujtojn se leht mund t hiqesh qafe.

    Përgjigju
  • Patosi: 27/03/2019 01:05

    Keta skan lidhje jan ushtar vetem telefonat e tyre kapin vleren 30 mij eyro e pakta po kan para se paguhen vetem per tu pergjigjur atyre telefonave shteti edi kush i ka ne punesim keta.. por ata kan miliarda blejne dhe ramen dhe kedo keshtu qe asnje si ngacmon dem i vogel nga 5 vjet burg do bejne do jen si bosa atje dhe do dalin jurgeni do harrohet hak nuk arrin njeri te mari po qe se ka pas probleme me ata jurgeni.. te shkuara ruhu mos u hap bythesh pse ke lek kete gabim beri jurgeni..

    Përgjigju
    • fieri: 27/03/2019 08:54

      Pse o patosi ke kan kta clidhje kan pas kta me ate pastaj dhe ata qe mendon ti sjan aq trima jo po ik tani

    • Fieri: 27/03/2019 08:43

      Pse kush i ka punësuar këto o patosi. Kush qenka ky miliarder që blen dhe Ramen. Pse thua sdo marrin hak,

  • pavllo: 26/03/2019 21:22

    Kta vetem sapunin do kapin ne burg po familjet e tyre sdo flen me asnje dite se jan ne gjak tani jo se ishte me i mire ky qe vdiq po keta qe vrasin tinezisht e kane fundin shum te keq mjer familjet e tyre cdo heqin.Keta sdo ken pas pune vetem me kte qe vrane tani dalin veprat me radhe.

    Përgjigju
  • Mir keto barbonat: 26/03/2019 20:59

    Po vrasesit e bilalit? Qe kan lan gjith ato prova ne makin pse nuk i kapni? Pse nuk na i thoni ne publikut me emra se kush jan qe te kontribojm ne kapjen e tyre ??

    Përgjigju
  • Toni: 26/03/2019 20:29

    Tashi do bejsh qejf duke ngren e pij karkarleca per falas

    Përgjigju
  • shiku: 26/03/2019 17:45

    Ne nje gje gaboi se ju dhimsen parate te ruajtja e tij, Dhjamosja e individeve me para ne shqiperi dhe qe nuk investojne ne ruajtjen e tyre kemi pare qe jane eleminuar nga disa kokepalare ordinere me pagese qesharake dhe qe kapen shpejt.Ne shqiperi ka njerez te trajnuar jashte shtetit per sigurine fizike dhe jane pa pune dhe me nje rroge normale keta tipa mund te shpetojne jeten si ne rastin e Bllokut kur komandoja i keputi nje nga nje disa ordinere me kobure.

    Përgjigju
    • Justice: 26/03/2019 21:14

      Tani e gjete,mos ja be kujt borxh.Vetem kjo te ruan

  • Shoqeri e semure: 26/03/2019 16:56

    Nuk kam pare ndonjehere me vrer e urrjetje ndaj nje njeriu qe ka vdekur sesa ndaj Jurgenit. Shume i thonin qe ka vrare babain, nderkohe ne ca lajme qe hyra te lexoja thuhej qe ai ndodhen ne gjendje shoku sepse kishte pare te atin qe ka mbetur i vdekur nga perleshja me dajen. Njs per ti rene shkurt mendoj qe vrerin me te madh qe ky popull i hodhi nje 26 vjecari te cilit historine ia dime vetem nga gazetat nuk e ka me krimet qe mund te kete bere ose ishte thjesht pjesmarres. E kane me faktin qe Jurgeni paraqiste per shumicen ate qe ato duan dhe nuk e kane, parane, dukjen, udhetimet, makinat e fundit,jeten e shtrenjte etj (te cilat edhe vete vrasesit e Jurgenit duket qe mundoheshin ta tregonin ne ato foto qe pash te pakten. Kenaqesia dhe euforia qe perjeton ky popull kur sheh dike qe eshte mire te bie eshte e frikshme, eshte e semure. Me keto qe po shkruaj nuk them aspak qe ai ishte i pafajshem e sidomos me vdekjen e atij tregtarit ne Durres ku minimumi ishte pjesemarres.Nga ana tjeter ku eshte kjo shoqeria jone qe nuk e pash asnje vrasje tjeter ta komentoje me kaq shume zell.Para ca muajsh u masakrua nje femer ne menyre barbare nga kunati i saj, asnje reagim, per me teper filluan ti permendin nderin. Ato familje qe kane mundesine sic e kishte familja e Jurgenit minimumi duhet ti dergojne femijet jashte te marrin nje kulture tjeter vlerash dhe jo ti lene ne vorbullen e Tiranes e cila te perpin nese nuk je i forte mjaftueshem, ku vlera jote si njeri, reputacioni, liria, dhe cdo gje tjeter lidhet me sa te peshon xhepi. Nese nuk ke je nje 0!

    Përgjigju
    • DR. hygea: 28/03/2019 18:41

      Zoti eshte ai qe rregullon cdo gje.

    • $$$$$: 27/03/2019 08:31

      Epo mami jurgenit kishte dashnor kunatin e ish burrit qe vrau.. dhe i duhesh patjeter vdekja e burrit se e pengonte ne marrdhenie..

    • tani: 26/03/2019 19:42

      Jo mor jo, ata qe duan jeten lluksoze e Jurgenit apo edhe te ketij vrasesit tjeter, jane te rinje qe jetojne per te bere nje foto ne instagram. Pushimet i duan te gjithe por pushime me para gjaku nuk i do shoqeria shqiptare, vetem llumi i saj.

    • Justice: 26/03/2019 17:34

      E ke gabim i dashur komentues.Ka shume njerez qe kane para,nderkohe e shijojne,jetojne,dhe sillen mire.Ne kete rast kemi,dukje te shoqeruar me krim dhe historira,te cilat kur perfundojne keshtu sjelli kte shfryrjen e vrerit.Nuk mund te besh krahasime me vrasesit.krahasimet beji me njerezit normal te kesaj shoqerie.

  • lenci: 26/03/2019 16:41

    Po te vesh gjoba dhe te vrasesh njerez vete ne pi....th te motres vdes hallall cuna fundja hoqet qafe nje kriminel se deri dije qanin nenat e te tjreve

    Përgjigju
  • Keqardhje: 26/03/2019 15:43

    ..pse more djale?! Dukesh"djale king",po me mire Kamarier e gur gur behet kalaja!

    Përgjigju
  • rondi: 26/03/2019 15:29

    cfare ironie e fatit: po te fryesh e te besh karderrin me shitesit e ushqimoreve,vetem keta mender killerash mund te meritosh.nuk ka fyerje me te madhe per nje njeri se sa te te marin jeten ca krimba te ketij kalibri.

    Përgjigju
    • florid: 26/03/2019 17:44

      ahahhahahahhhahhahah fundi fare

  • Banor i Lagjes: 26/03/2019 14:35

    Shume te dyshimte keta 'killerat'. Keshtu ne pamje te pare me duken maksimumi 'ushtare', teper te papjekur per te realizuar krejt te vetem, me sukses nje operacion te tille nga fillimi ne fund. Keta me sjellin nder mend nje episod te filmit Gomorra, ku eliminohen brutalisht permes nje kurthi dy te rinj qe kishin filluar te hapeshin shume b.. ne lagjet e Camorres. U gabofsha...

    Përgjigju
  • fieraku: 26/03/2019 14:17

    Dakort jam me nje parafols jurgeni ishte si ishte kishte dhe lek e i takonte . Po te vrasin kta minj nga patosi kjo esht ca esht e kuptoni ben vaki de nje mikun tim kta do e ken qelluar po ai esht Ujk i vjetr shpetoj tani do dalin mubaetet

    Përgjigju
    • zjarri: 26/03/2019 15:20

      fiks! te te heqin qafe keta laro eshte kulmi. Po ne c'pike ka degraduar shoqeria shqiptare xhanem? kalamaj, 30 mije euro vrasje. mendjen te karkaleci, droga e armani e jo te shkolla e puna. per te ardhur turp

  • Arbi: 26/03/2019 13:45

    Duhen denuar me te perjetshem keta monstra sepse po ndjekin gjurmet e bashkefshaterve te tyre qe kane qene killera te njohur. Duhet thare keneta nga lindin dhembijetojne keta vemje. Kontroll dhe sekuestro pasurive te ketyre dhe familjareve. Mos toleroni me si ne rastin e atij fshatarit nga Kucova qe vrau komisarin dhe e denuan vetem 8 vite duke i mbrojtur dhe familjen. Rraca me ndyre ne bote vraeesit me pagese jane.

    Përgjigju
  • Fahrriu: 26/03/2019 13:38

    Tani do “hanë karkaleca e të pinë birra sa të fryhen e të vishen me Armani” gjatë gjith jetës së tyre në brurg, një jetë të tërë. Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Loran: 26/03/2019 11:55

    Ky Jurgeni ka qen nje zgjeps asgje me shum

    Përgjigju
    • Raiffeisen: 26/03/2019 13:37

      Po qe e ke gjet asgje me shum se ajo qe ke thene

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës