Dëshmia e 22-vjeçarit: Takimi me (killerin) Klodian Bane në Tiranë 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit

Klodian Bane dyshohet të jetë personi që ka ekzekutuar me armë 26-vjeçarin Jurgen Kurti më 18 mars në Tiranë. Tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në krim, u arrestuan dje nga policia e Tiranës, ndërsa killeri është ende në arrati. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se emri i Klodian Banes, është përmendur për herë të parë në dëshminë e një prej personave të arrestuar. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgne Kurtit, biznesmen, dhe menaxher i VIP-ave, por janë hetimet e Policisë të cilat deri më tani i akuzojnë ata si persona që kanë ndihmuar ekzekutorin në realizimin e krimit. Ata dyshohet ta kenë ndihmuar me makinë, me gjetjen e armës, dhe me ndjekjen e Jurgen Kurtit prej dy javësh për të mësuar lëvizjet e tij. Klodian Bane -thanë burime për SHqiptarja.com - dyshohet të jetë personi që e qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Jurgen Kurti poshtë pallatit të tij në rrugën "Zef Jubani" në zonën e ish-bllokut teksa po shkonte në banesën ku jetonte me nënën e tij.

Shqiptarja.com mëson se është 22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është ai personi që ekzekutoi Jurgen Kurtin.

Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë. Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos. Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe. Të tre u arrestuan dje nga Policia e Tiranës me dyshimet e forta se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit, Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë t ëjenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.

Olsi Qalliaj 22 vjeç lindur në Fier dhe banues në Patos, në dëshminë e tij ka treguar se si është njohur me Klodian Banen. Thotë se e njeh prej rreth një viti përmes miqve të tij Alesio dhe Elsi. Në dëshmi ai thekson se nuk ka ndonjë marrëdhënie të afërt me të, por kjo bie ndesh me faktin që vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e ka takuar Klodian Banen dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Një fakt që tregon se lidhja e tyre ka qenë shumë më e ngushtë seç ai shprehet.

"Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore. Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin", mëson Shqiptarja.com, dëshminë që Olsi Qalliaj ka dhënë në polici.

VIDEO/Raportimi i gazetarit të Shiptarja.com Elton Qyno për detjaet e reja të ngjarjes

Por një tjetër detaj i fortë në dëshminë e tij është edhe pjesa kur flitet për një makinë që Olsi Qalliaj ka shitur. Kam parë që të njëjtën makinë të cilën unë e përdorja deri para katër muajsh, ta përdorte Klodian Bane.

"Edhe para pesë ditësh e kam parë këtë automjet ta përdorë përsëri Klodi në Fier. e kaa përdorur Klodi në Tiranë", mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari nga Fieri. Edhe pse vetëm 22 vjeç, Olsi Qalliaj nga Fieri bënte një jetë mjaft luksoze, të cilën e ekspozonte edhe në rrjetet sociale. Makina super të shtrenjta dhe luksoze dhe udhëtime me skaf.

Ndërkohë burime për Shqiptarja.com thanë se Elsi Leventi para se të arrestohej nga policia, ka tentuar të arratiset nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit.

Burime nga grupi hetimor thanë se pistat për vrasjen e Jurgen Kurtit mbeten: konfliktet për shpërndarjen e drogës në Tiranë, dhe borxhet.

Ora 12:40
Ja foto një prej të arrestuarve për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë
  • G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • shoku: 28/03/2019 12:30

      E kane kollaj fare, keta do behen bashkepuntore te drejtesise do te pranojne te gjitha akuzat, familjaret merren ne mbrojtje maksimumi do denohen si fillim 35 vjet minus bashkepunim dhe pranim akuze dhe perfundojne ne apel me 8 vjet si vrasesi i Artan Cukut ish drejtor policie, ai qe beri vrasjen me burgim te perjetshem si fillim pastaj vetedorezohet dhe ulet ne 35vjet, dhe beni ham ham ju ketu se cudia 3 dite zgjat.

      Përgjigju
    • ANA: 27/03/2019 19:51

      po ngushellime nenes vetem shpirti i saj e din po ne kete vend nuk po dine ca po bejne zoti i madh i denofte me me te keqen e mundur se nuk i merret jeta djalit te ri per asgje ne bote. cdo njeri do te jape llogari per veprat e veta.

      Përgjigju
    • Fredi: 27/03/2019 17:13

      Hahahahaha bajgëri e gjall dun me bo jet filmash, shohin film me Toni Montanën. Hahahahaha !

      Përgjigju
    • Neri: 27/03/2019 17:02

      Bravo Policia shum shpejt i gjeti autoret, te pakten mos te dali cdo lepurush fshatar me 8 kkase shkolle te na behet Toni Montana dhe mos ti hyj gjemb ne kembe .

      Përgjigju
      • Njeri: 30/03/2019 00:52

        Bravo shum sakt I kapj, palio malaka

      • Njeri tjeter: 30/03/2019 00:51

        Bravo I kapj shum shpejt shum sakt hahaha parta malaka

    • Tirona Jonë: 27/03/2019 16:56

      Jemi I vetmi vend ku ja sh....robt atyre qe flasin me policine apo prokurorine! Nuk kemi as polici qe te ruaj nje lloj sekreti as media qe te jete etike në ate qe raporton. Ore ky eshte fajtor , por nuk duhet te dali qe foli me policine! Keshte vrasesi e merr vesh edhe nje konflikt tjeter u hap qe mund te shkaktoje te tjere viktima! Me keqardhje konstatoj se kemi shkuar per lesh komplet si shoqeri.

      Përgjigju
      • Beri: 28/03/2019 00:32

        Ketyre jo vetem hasmeri qe t'ju hapet por le te shuhen fare si rrace dhe nuk te vjen keq.

    • Moni: 27/03/2019 16:47

      E dashkan nja 25 vjet « lluks » ne Peqin cunat. Apo nuk qekan te njome, fiks per te kap sapunin. Rini e deformuar, nuk u ben pershtypje qe marrin nje jete njeriu per te ngrene kallamar e karkalecq me buke 40-she, dhe korona. Ne burg vetem buka e zeze do ju mbesi, edhe ndonje luge supe surrogato.

      Përgjigju
      • Arberi: 27/03/2019 20:14

        35 vite duhen per secilin dhr i perjetshem per killerin dhr poroditesin o Moni, pa te drejte per te perfituar ulje Duhen bere shembull kjo rrace flliqur. Si keta ndyresira qarkullojne shume ne tirane.

    • Populli: 27/03/2019 16:09

      Shtet rumpallë, shkerdhatlleku fillon që te polici i lagjes, shish, polici lokale etj, faji i atyre është përse nuk i skedojn dhe i filtrojne këta njerëz qe bredhin me makina të shtrenjta pa pasur asnjë punë?? Llogjika është e thjesht fare, para droge, para kurvash, ose vrasës me Pagesë.

      Përgjigju
      • Arberi: 27/03/2019 20:15

        Shume e sakte.

    • vlora: 27/03/2019 15:02

      Po i merrni more u bene lepurushat me benca. Ne po na q nena ne pune 10 ore mezi mbajme nje fiat uno

      Përgjigju
    • WTF: 27/03/2019 14:27

      Jete lluksi karkaleca me Korona se nuk e dine se cfare eshte vera!

      Përgjigju
      • Ton Ton: 27/03/2019 16:57

        Katnar me daku. Shofin 2 filma me Al Pacino dhe i duket vetja nona. Laluci i lalucit tim nuk esht laluci im

    • xXx: 27/03/2019 12:38

      Po pse çfarë prisnit ju nga ky lepurushi,të mos "zbërthehej"...

      Përgjigju
    • Pa emer: 27/03/2019 12:38

      Eshte viti i 29 qe ktu esht rrumpall. Shikon njerz pa punu as edhe nje dite te vetme qe kan makina lluksoze shpenzojn shuma te medha ne restorante e lokole. Cfare eshte kjo Demokraci???

      Përgjigju
      • erik: 27/03/2019 14:35

        Nuk eshte demokraci pra, kaq gje nuk e kuptoni!!! Ne demokraci nuk ta perplas trafikanti, hajduti, zyrtari i korruptuar, gjykatesi, prokurori, avokati pasurine e tij te paligjshme mu perball fytyres ne mes te rruges!!! Po nuk filloji drejtesia me keta, e kushdo qe ka makine mbi 10.000 euro si dhe shtepi mbi 50.000 mije euro, ky vend s'ka per t'u bere ndonjehere. Si mor zotri, me ben budallain mua qe kam investuar ne shkollim e te gjitha, duke me nxjerr mu perball meje gjithe harbuterine tende te paligjshme!!! Nuk ecet keshtu.

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

    Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës