Një burg i ri në Tiranë do të zgjidhte të gjithë problematikat me të cilat përballen të dënuarit dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit te Jordan Misja, Ali Demi dhe Mine Peza.
“Duhet ta pranojmë këtu se nuk kanë kushte për të qenë burgje, për të mbajtur të paraburgosur ose të burgosur”, tha Adriatik Kupi, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Në burgun e Shënkollit në Lezhë, pritet të nisë së shpejti faza e parë e punimeve, ku do të ndërtohet një godinë e cila do ketë një kapacitet prej një mijë shtretërish.
Gjatë raportimit në komisionin për Nismat Qytetare, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi konfirmoi se është nënshkruar një kontratë për fazën e parë të punimeve, e cila kap vlerën e 8 milionë eurove.
“Ndërhyrja më urgjente për mua do të ishte Lezha. Sot jemi në fazën për të lidhur kontratën me gati 8 milionë euro dhe punimet do të ndahen në 3 faza. Përmbyllet e gjithë nevoja me 1 mijë shtretër. Burgu i ri i Kukësit, kërkesë edhe nga miqtë tanë të Kosovës, qershorin e ardhshëm do të jetë I përfunduar. Në burgun e Fushë-Krujës, po bëhen dy investime, i pari kushton 1.6 mld lekë, i dyti 1.5 mld lekë, I cili do të ofrojë standarde bashkëkohore’’, tha ai gjatë fjalës së tij.
Ndryshe nga burgu i Lezhës, ku evidentohet mbipopullim i të dënuarve, në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit situata paraqitet shumë ndryshe, sipas Kupit.
“Jemi më mirë sesa vitin e kaluar”, tha ai.
Rishikimi i pagave të punonjësve dhe plotësimi i 445 vakancave në sistemin peritencar është një tjetër shqetësim për drejtorin e përgjithshëm të burgjeve.
“Po bëjmë politika për rekrutime pa fund”,tha ai.
Për vizitat e të dënuarve nga eskortat, drejtori I përgjithshëm I burgjeve, Adriatik Kupi bëri me dije se janë referuar 37 raste në prokurori.
Kupi konfirmoi se shqetësim mbetet situata në burgun e Shënkollit në Lezhë, i cili vijon ende instituti i vuajtes së dënimit për personat me masë mjekësore








Komente
Komento