Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati ishte në studion e Report TV për të folur për ndryshimet në Kodin Penal. Ferati ceku ndryshimin e ligjit për bllokimin e rrugëve i cili sipas saj tashmë do përbëjë vepër penale për të dy shkeljet e saj, si për vendosjen e pengesave dhe për ndalimin e qarkullimit.
Ferati tha se liderët e opozitës e kanë mjaft të qartë se mosbindja civile shkakton vepër penale por duhet t'i bëjnë të qartë këtë edhe militantëve të partive të tyre.
"Bllokimi i rrugëve ka qenë i parashikuar si vepër penale dhe tani do saktësohet se edhe vendosja e pengesave edhe ndalimi i qarkullimit si dy vepra penale të ndryshme. Askush nuk mund të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarvëve. Një nga elementët e mosbindjes civile është bllokimi i rrugëve por kjo është në kundërshtim me ligjin.

Ata që i ndërmarrin duhet t'i bëjnë të qarta edhe për të tjerët. Liderët e opozitës e dinë që kjo është një shkelje e ligjit por janë të ndërgjegjshmë për këtë vepër dhe duhet të marrin përsipër edhe pasojat. Ata duhet t'ia bëjnë të qartë edhe militantëve që i thërrasin në këtë tubime. Nuk ka ndërmend askush të bllokojë të drejtën e qytetarëve për protestë. Bllokimi i rrugëve është një vepër penale", u shpreh Ferhati.
Komente

