Burg kush thyen karantinën, avokatët Visha dhe Daci kundër: Janë masa ekstreme duke kryer kundravajtje penale  

Burg kush thyen karantinën, avokatët Visha dhe Daci kundër: Janë masa ekstreme duke kryer kundravajtje penale  

Ndryshimet në Kodin Penal ku për shkelësit e masave dhe karantinës parashikohet deri në 15 vite burg, ka sjellë kundërshtimin e fortë duke i cilësuar si 'ndryshime absurde' të dy avokatëve Sajmir Visha dhe Jordan Daci.

Në një lidhje me skype për emisionin 'Repolitix', avokati Visha tha se ky akt nuk mund të jetë një dorë juristi pasi është në kundravajtje juridike dhe të fusësh në burg ata që thyejnë karantinë më duket e ekzagjeruar. Visha tha se Kushtetuta jonë e përcakton qartë dhe masat që merren në raste të tilla të epidemisë për ata që nuk zbatojnë urdhrat dhe nuk janë të nevojshme ndryshime të tilla.

"Nuk mundemi që në kohë që presim masa shëndetësore për të frenuar epideminë, të zëvendësohen me masa penale. Jam i bindur që ky akt nuk është kryer nga një dorë juristi. Nuk mundet në një situatë të jashtëzakonshme, nuk mundet që një juristë të bëjë një dispozitë të re, të propozojë, aq më tepër kur kemi të bëjmë më kundravajtje penale. Kundravajtja penale ka shumë dallim nga kundravajtja administrative. Nëse nuk zbatohet një urdhër apo një udhëzim i Këshillit të Ministrave jemi para një kundravajtje administrative e cila merret aty për aty, por që të arrijmë në një vepër penale, aq më tepër në një kundravajtje penale që ka dhe një rrezikshmëri të vogël shoqërore.  Ata që thyejnë karantinë  t'i fusësh nëpër gjyqe është e ekzagjeruar. Nuk kemi pse të arrijmë në një masë ekstreme të tillë. Ne kemi në ligje në Kushtetutë që përcaktojnë shumë mirë këto thyerje rregullash në kushte epidemia, nuk ka pse të kryhet kundravajtje të tilla penale", tha Vishaj.

Edhe për avokatin Jordan Daci tha se kushtetuta ndalon ndërhyrjet në kod me procedurë të përshpejtuar dhe se në këtë periudhë vendi duhet të shoh vetëm të kalojmë këtë situatë dhe jo mendoje masa ekstreme me burgime më të renda se të kryesh vrasje.

"Ata që kanë bërë këtë propozim janë juristë gjysmak, Kushtetuta e ndalon që të ndërhyrjet në kod me procedurë të përshpejtuar. Kodi ynë penal është bërë si një leckë ku çdo deputet mund të fshijë hundët. Deputetët duhet të dalin në punë dhe të mos bëjnë sehir nga shtëpia dhe të mos lejojë qeverinë të marr vendime pa ia dhënë të drejtën Kuvendi. Unë nuk janë për ndërhyrjet në Kod në asnjë kohë dhe veçanërisht tani në këtë mënyrë. Duhet të respektojmë të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me parandalimin e epidemisë dhe jo të nxitojmë të bëjmë propozime të tilla,", tha Daçi.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic