Tre ditë pas arrestimit të 80-vjeçarit Shaban Norja për vrasjen dhe masakrimin e 18-vjeçares Ajshe Vatan në Xhafzotaj të Durrësit, gjykata e qytetit bregdetar dha sot masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
I penduar dhe me lotë në sy, 80-vjeçari Shaban Norja ka dashur të fshehë makabritetin e krimit në seancën e sotme gjyqësore duke deklaruar para trupit gjykues se nuk ka dashur ta vriste në asnjë moment Ajshe Vatën, por se 18-vjeçarja prej 3 ditësh i kishte kërkuar që ai ta vriste.
“Unë i kam kërkuar Ajshes të abortoj fëmijën prej 3 ditësh e tre netësh, por ajo nuk pranonte dhe unë kam dashur të vras veten, por më pas vrava Ajshen duke menduar se do fshihnim të gjithë raportin e ngushtë që kishim”,-ka vijuar Norja në dëshminë e tij.
Ndërsa i pyetur nga gjykatësi se si e provon vërtetësinë e kësaj dëshmie, Norja është shprehur se "fjalët i thotë me shpirt dhe gjykata duhet ta besoj!"

Shaban Norja rrëfeu për lidhjet e ngushta me 18-vjeçaren dhe faktin që e la shtatzënë, ndërsa shtoi se pas masakrimit të saj ka dashur të vrasë edhe veten e tij. Edhe pse gjatë fillimit të kësaj seance Shaban Norja u evidentua mjaft i qetë, gjatë zhvillimit të saj ai ka shfaqur shenja pendese duke kërkuar mëshirën e gjykatës për këtë krim.
Prokurori i çështjes, Sokol Nishani kërkoi ndaj 80-vjeçarit masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që avokati i Shaban Norjes, Osman Dashi ka kërkuar masë sigurie më të lehtë për shkak të moshës së thyer të autorit dhe faktit që ai është penduar për vrasjen e Ajshes.
Prokurori i çështjes tha se provat mbi këtë krim janë të pakontestueshme si shenjat në trupin e viktimës, armët e krimit, si dhe analiza e ADN-së që vërtetoi se Shaban Norja ishte babai i foshnjës 11 javëshe që Ajshia mbante në bark kur u masakrua. Sipas prokurorit Sokol Nishani, këto të dhëna vërtetojnë vrasjen në rrethana cilësuese, vepër penale tepër e rëndë, arsye për të cilën ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
80-vjeçari Shaban Norja, vrau me armë në kokë 18-vjeçaren Ajshe Vata. 11 javëshe shtatzënë, e më pas e masakroi atë duke i prerë kokën e duke e fshehur atë disa metra larg vendit të krimit.
Në vitin 2008 këto relata u ftohën dhe thuajse nuk ekzistuan më. Shaban Norja shiti në këtë vit atë pak tokë që kishte dhe dukej në Xhafzotaj thjesht për tu kujdesur për një shtëpi dhe një dyqan anës rruge që ja kishte lënë porosi një miku i tij. Shaban Norja është rritur në Karpen të Kavajës dhe në këtë fshat ka ndërtuar dhe familjen e tij për t'u zhvendosur më pas pranë Shijakut. Në këtë zonë ai nisi të punonte si hekurkthyes në disa reparte të ndryshme shtetërore të asaj kohe. Por krahas punës me hekurat ai shpesh ka qenë aktiv edhe në bujqësi. Në zonën ku ka banuar, policia e ka shoqëruar disa herë kur ka patur vjedhje bagëtish apo materialesh, pasi e kishte të skeduar si një person problematik. Në fakt Shaban Norja ishte vërtetë i tillë, dhe në vitet 70-80 bënte pjesë në kategorinë e "cubave" që shëtitnin gjithnjë duke mbajtur dhe një thikë në brez. Femrat në jetën e tij? Kanë qenë një nga preokupimet kryesore, nga dëshmitë që ka akumuluar policia rezulton se Norja që përpara 40 viteve njihej si një "tip i lëvizur" dhe i fiksuar pas flirteve. Ai ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë, kjo e fundit është e martuar në Kavajë ndërsa djali është emigrant me familjen në Itali. Gruaja i ka vdekur ndërsa vajza thuajse nuk e vizitonte fare të atin, në ndryshim nga i biri i cili e shikonte më shpesh.
(Gre.M/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
I penduar dhe me lotë në sy, 80-vjeçari Shaban Norja ka dashur të fshehë makabritetin e krimit në seancën e sotme gjyqësore duke deklaruar para trupit gjykues se nuk ka dashur ta vriste në asnjë moment Ajshe Vatën, por se 18-vjeçarja prej 3 ditësh i kishte kërkuar që ai ta vriste.
“Unë i kam kërkuar Ajshes të abortoj fëmijën prej 3 ditësh e tre netësh, por ajo nuk pranonte dhe unë kam dashur të vras veten, por më pas vrava Ajshen duke menduar se do fshihnim të gjithë raportin e ngushtë që kishim”,-ka vijuar Norja në dëshminë e tij.
Ndërsa i pyetur nga gjykatësi se si e provon vërtetësinë e kësaj dëshmie, Norja është shprehur se "fjalët i thotë me shpirt dhe gjykata duhet ta besoj!"

Shaban Norja rrëfeu për lidhjet e ngushta me 18-vjeçaren dhe faktin që e la shtatzënë, ndërsa shtoi se pas masakrimit të saj ka dashur të vrasë edhe veten e tij. Edhe pse gjatë fillimit të kësaj seance Shaban Norja u evidentua mjaft i qetë, gjatë zhvillimit të saj ai ka shfaqur shenja pendese duke kërkuar mëshirën e gjykatës për këtë krim.
Prokurori i çështjes, Sokol Nishani kërkoi ndaj 80-vjeçarit masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që avokati i Shaban Norjes, Osman Dashi ka kërkuar masë sigurie më të lehtë për shkak të moshës së thyer të autorit dhe faktit që ai është penduar për vrasjen e Ajshes.
Prokurori i çështjes tha se provat mbi këtë krim janë të pakontestueshme si shenjat në trupin e viktimës, armët e krimit, si dhe analiza e ADN-së që vërtetoi se Shaban Norja ishte babai i foshnjës 11 javëshe që Ajshia mbante në bark kur u masakrua. Sipas prokurorit Sokol Nishani, këto të dhëna vërtetojnë vrasjen në rrethana cilësuese, vepër penale tepër e rëndë, arsye për të cilën ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
80-vjeçari Shaban Norja, vrau me armë në kokë 18-vjeçaren Ajshe Vata. 11 javëshe shtatzënë, e më pas e masakroi atë duke i prerë kokën e duke e fshehur atë disa metra larg vendit të krimit.
I ATI MUNGOI NE RIVARRIMIN E AJSHES
Dje gjyshi dhe të afërm zhvilluan një ceremoni pranë varrit të saj, ku trupit të pajetë i është shtuar dhe koka. Në këtë ceremoni është vënë re mungesa e babait të Ajshes, Muhamet Vata. Të hënën në Tiranë u zhvilluan homazhe në nderim dhe në kujtim të 18 vjeçares Ajshe Vata, pasi deklarata e babait të saj se nuk do mbante më zi pasi u mësua se ajo ishte shtatzënë ka shkaktuar një reagim të gjerë shoqëror. Por duket se gjyshi i 18 vjeçares ka marrë çdo gjë përsipër dje duke zhvilluar dhe ceremoninë për varrosjen e kokës së Ajshe Vatës. Ka qenë pikërisht gjyshi i Ajshe Vatës, Sulejman Vata ai që ka lidhur fillimisht miqësi me vrasësin e saj Shaban Norja. Në vitin 1996 Sulejman Vata, gjyshi i Ajshe Vatës lëvizi nga malësia e Kukësit drejt Xhafzotajt sëbashku me familjen. Në këtë kohë fisi Vataj bleu në Xhafzotaj tokë për punë dhe për të ndërtuar shtëpi te pronari Fatmir Mema nga Xhafzotaj. Tek i njëjti pronar kishte blerë një rrip toke edhe Shaban Norja. Tokat i kishin pranë ndaj mes Sulejman Vatës dhe Shaban Norjas nisi me kalimin e viteve të konsolidohej një marrëdhënie miqësore e më pas edhe familjare. Familjet kishin hyrje-dalje në mënyrë respektive.Në vitin 2008 këto relata u ftohën dhe thuajse nuk ekzistuan më. Shaban Norja shiti në këtë vit atë pak tokë që kishte dhe dukej në Xhafzotaj thjesht për tu kujdesur për një shtëpi dhe një dyqan anës rruge që ja kishte lënë porosi një miku i tij. Shaban Norja është rritur në Karpen të Kavajës dhe në këtë fshat ka ndërtuar dhe familjen e tij për t'u zhvendosur më pas pranë Shijakut. Në këtë zonë ai nisi të punonte si hekurkthyes në disa reparte të ndryshme shtetërore të asaj kohe. Por krahas punës me hekurat ai shpesh ka qenë aktiv edhe në bujqësi. Në zonën ku ka banuar, policia e ka shoqëruar disa herë kur ka patur vjedhje bagëtish apo materialesh, pasi e kishte të skeduar si një person problematik. Në fakt Shaban Norja ishte vërtetë i tillë, dhe në vitet 70-80 bënte pjesë në kategorinë e "cubave" që shëtitnin gjithnjë duke mbajtur dhe një thikë në brez. Femrat në jetën e tij? Kanë qenë një nga preokupimet kryesore, nga dëshmitë që ka akumuluar policia rezulton se Norja që përpara 40 viteve njihej si një "tip i lëvizur" dhe i fiksuar pas flirteve. Ai ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë, kjo e fundit është e martuar në Kavajë ndërsa djali është emigrant me familjen në Itali. Gruaja i ka vdekur ndërsa vajza thuajse nuk e vizitonte fare të atin, në ndryshim nga i biri i cili e shikonte më shpesh.
(Gre.M/sg/shqiptarja.com)

Blog - Turpi? Jo aq i tmerrshëm sa Shaban Norja








