Burg për jetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou që vrau Devi Kasmin! 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Halipajn (VIDEO)

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili ka vrarë Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. GJKKO ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.

Ethimious Efthimiou, ish specialin grek akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.

SPAK kërkoi më herët për ish specialin grek burg përjetë ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn, 35 vite burg.

GJKKO ka vendosur 33 vite burg për Halipajn duke i ulur dy vite, ndërsa për grekun Efthimiou gjykata e posaçme mbajti të njëjtin vendim të kërkuar nga pretenca e SPAK: Burg përjetë.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.

Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 10/09/2020 23:18

    lajmi do kishte qene fantastik nqs ne vend te kti jorgos gabel, te kish qene: Denohet me burgim te perjetshem mostra e vicidollit Salih Plehre Berishoviçi dhe dobici i tij Shkerdhen Sypeshkaqeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’