VLORË - Më bllokua pistoleta se do kisha vijuar së gjuajturi mbi persona të tjerë. Dëshmia tronditëse është dhënë në policinë e Vlorës nga 27 vjeçari autor i masakrës së dyfishtë të regjistruar në Vlorë në datën 2 janar, ku mbeten të vdekur 21-vjeçarja Paola Bisha dhe Parid Veliaj 28 vjeçar.

Këtë deklaratë 27-vjeçari Lulushi e ka dhënë pak minuta para se ndaj tij të vendosej masa e arrestit me burg nga Gjykata e Vlorës.

27-vjecari, Ervis Lulushi ka dalë sot para togave të zeza ku është njohur me masën e arrestit me burg nga gjyqtarja Elona Mihali, sakaq masa përkoi edhe me kërkesën e prokurorit Skënder Dauti.

Sakaq nëna e 27-vjecarit, Ervis Lulushi, jashtë kamerave ka pohuar së policia ka ushtruar dhunë karshi të riut në momentin e arrestimit.

Ndërkohë nëna e Lulushit ka pohuar se e dënon ashpër krimin e djalit të saj, i cili ekzekutoi 2 persona dhe plagosi një të tretë në paraditen e 2 janarit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ndërsa shoku i tij Henrik Merkaj, i cili akuzohet për veprën penale moskallëzim te krimit mësohet se do dalë para togave të zeza ditën e nesërme.

lulushi
(Në foto: Furgoni i policisë duke transportuar autorin në gjykatë)

nena e lulushit me logo
(Në foto: Nëna e Ervis Lulushit, para ambienteve të gjykatës)


Krim i dyfishtë tronditi mesditën e 2 janarit qytetarët e Vlorës, ku një 21-vjeçare dhe kushëriri i saj u vranë me armë ndërsa ndodheshin në ambientet e një pastiçerie.
 
Viktima të këtij ekzekutimi mbetën Paola Bishaj dhe Parid Velaj 28 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosur mbeti Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares.

Në një operacion të vështirë për kapjen e autorit, policia e qytetit bregdetar mundi të vë në pranga 28-vjeçarin Ervis Lulushi dhe të sekuestrojë armën e krimit.

Blutë e Vlorës arrestuan edhe shokun e autorit të dyshuar, Henrik Merkajn për moskallëzim krimi, i cili është edhe pjesë e Forcave të Armatosura. Merkaj po lëvizute me të njëtin mjet me Lulushin, kur ky i fundit ka parë në lokal viktimat. Për këtë të fundit Gjykata e Vlorës do të përcaktojë nesër masën e arrestit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)