Burg për ndotësit e ambientit
15 vite po hodhe vajra në det

Burg për ndotësit e ambientit<br />15 vite po hodhe vajra në det
“Kodi penal është hartuar që në vitin 1995. Ligjet që kemi njësuar, flasin qartazi që ndotësi duhet të paguajë, por institucionet ligjzbatuese hasin vështirësinë e vakumit ligjor për të mos penalizuar”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Për të plotësuar këtë vakum ligjor, Ministria e Mjedisit propozon disa ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 vite burg për autorët e krimit mjedisor, si në rastin e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme.

Dëmtimi i pyjeve është shkaku kryesor i përmbytjeve me të cilat përballet vendi, në çdo sezon dimëror. Ndaj, ministria propozon shtimin e veprës penale “Shkaktim i Fatkeqësive Mjedisore”, për të cilën parashikohet 5 deri në 15 vite burg. E njëjta masë propozohet edhe për veprën penale “Ndotje e Ujërave Detare nga mbetjet vajore dhe hidrokarburet”.

Kurse për rastet e “Shkatërrimit të Monumenteve të Natyrës, Fondit Pyjor dhe Zonave të Mbrojtura”, dënimi i parashikuar është nga 1 deri 5 vite burg. Paketa e plotë me të gjitha amendimet e Krimeve Mjedisore në Kodin Penal do të dorëzohet brenda vitit 2016 në Ministrinë e Drejtësisë.

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt në Konferencën e Grupit Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor deklaroi se "Viti 2017 duhet të bëhet vit aksioni kundër krimit mjedisor".
 
Borchardt u shpreh se krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie burimesh efiçente e me një rritje dhe punësim të sigurt.
 
"Shqipëria ka liqene, lumenj, një vijë bregdetare dhe peizazhe magjepsëse. Këto burime natyrore janë jetësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe për shëndetin e mirëqenien e qytetarëve të saj.
 
Sidoqoftë, gjatë 25 vjetëve të fundit, këto burime kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe ujërave, ndotjes industriale, peshkimit pa kriter dhe ndërtimeve të pakontrolluara.
 
Këto aktivitete, shumica e të cilave të paligjshme, përbëjnë një kërcënim real ndaj sigurisë mjedisore të vendit, pavarësisht nëse janë bërë me dashje apo thjesht nga neglizhenca
" tha ai.
 
 
Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE
Është kënaqësi të jem mes jush sot për të hapur këtë konferencë dhe për të diskutuar krimin mjedisor në Shqipëri. Një sektor të cilit Ministri Koka dhe ekipi i tij i janë përkushtuar këto vite duke shënuar rezultatet e para në qeverisjen mjedisore.
 
OSBE-ja punon për promovimin e paqes dhe stabilitetit përmes bashkëpunimit mjedisor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore. Në Shqipëri kemi mbështetur përpjekjet e partnerëve tanë për përmirësimin e qeverisjes mjedisore. Ne vlerësojmë se zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor është kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në nivel vendor, kombëtar dhe rajonal.
 
Shqipëria ka liqene, lumenj, një vijë bregdetare dhe peizazhe magjepsëse. Këto burime natyrore janë jetësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe për shëndetin e mirëqenien e qytetarëve të saj. Sidoqoftë, gjatë 25 vjetëve të fundit, këto burime kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe ujërave, ndotjes industriale, peshkimit pa kriter dhe ndërtimeve të pakontrolluara. Këto aktivitete, shumica e të cilave të paligjshme, përbëjnë një kërcënim real ndaj sigurisë mjedisore të vendit, pavarësisht nëse janë bërë me dashje apo thjesht nga neglizhenca.
 
Krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie burimesh efiçente e me një rritje dhe punësim të sigurt. Kjo situatë përbën një rrezik madhor, degradon burimet natyrore dhe rrit ndotjen me të gjitha pasojat e saj social-ekonomike. Këto sfida kanë nevojë për një reagim të vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe kolektiv që duhet të përfshijë pjesëmarrjen publike, llogaridhënien dhe respektimin e shtetit të së drejtës.
 
 Grupi Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor me përfshirjen e shumë agjencive ka potencialin që të luajë një rol kritik në përballimin e sfidave të mëdha që dalin përpara. Krijimi i tij bazohet në faktin se aktivitetet kriminale kanë ndikim domethënës te mjedisi, ekonomia dhe komuniteti në Shqipëri dhe se mënyra më efikase për të luftuar krimin mjedisor është përmes partneritetit ndërmjet të gjithë aktorëve përkatës. Megjithatë, arritjet konkrete varen nga zbatimi i një plani veprimi të Strategjisë për periudhën 2015-2020.
 
Ekziston tashmë një lloj mirëkuptimi për hartimin e një plani veprimi vjetor për identifikimin dhe kryerjen e hetimeve për shkeljet mjedisore në vend. Pas përgatitjesh të konsiderueshme, 2017-a duhet të bëhet vit aksioni kundër krimit mjedisor. Për këtë është e domosdoshme që përfaqësuesit e Grupit të kenë mbështetjen institucionale, burimet, logjistikën dhe pajisjet e nevojshme. Po aq të rëndësishme janë edhe angazhimi dhe përkushtimi i fortë në mënyrë që ky organ të bëhet i qëndrueshëm dhe të arrijë rezultate të prekshme.
 
Prezenca është plotësisht e angazhuar që ta asistojë Grupin për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore. Shqipëria veçse mund të përfitojë nga zhvillimi i qëndrueshëm në rrugën e saj drejt të qenit një ekonomi konkurruese.
 

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit