TIRANE - Dy oficerë të lartë të zyrës “Interforze” janë ndëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për kontributin e tyre në Shqipëri. Përgjatë ditës së djeshme, Burgaj vlerësoi me çertifikatë lavdërimi dy oficerë të Zyrës Ndërlidhëse INTERFORZE të Policisë Italiane në Shqipëri, në shenjë nderimi e vlerësimi për kontributin e tyre.

Të pranishëm në këtë ceremoni të veçantë ishin dhe Ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtues të INTERFORZE në Shqipëri, etj. Gjatë fjalës së tij, Burgaj, duke folur rreth bashkëpunimit dyvjeçar të oficerëve të Policisë së Shtetit Shqiptar me dy oficerët e Policisë së Shtetit Italian, të Zyrës Ndërlidhëse INTERFORZE në Shqipëri, përkatësisht Guiseppe Rosario Pedoni dhe Fernando Ruço, vuri në dukje aftësitë e larta profesionale të tyre.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë e kolegëve tanë, të cilët kanë punuar, bashkëpunuar, me dy oficerët gjatë gjithë dinamikës së tyre dy vjeçare, në sajë të korrektësisë dhe aftësisë profesionale, bashkëpunimit të shkëlqyer, shkëmbimit të shpejtë të informacionit me strukturat policore në shërbim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve”, u shpreh Z. Bugaj.

Ndërkohë, Ambasadori Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, e cilësoi vlerësimin e dy oficerëve të Policisë Italiane nga Policia Shqiptare, si një dëshmi tjetër të bashkëpunimit të frytshëm dhe të shkëlqyer, që ekziston mes dy forcave të policisë së shtetit shqiptar dhe italian.

“Sigurisht vlerësimi, që ata kremtojnë sot, është edhe njëherë dëshmi e punës së kryer dhe bashkëpunimit të ngushtë edhe me policinë e shtetit italian, që me të vërtetë policia e shtetit italiane përbën pikën kryesore apo thelbin e të gjithë policisë së shtetit Italian, tha Ambasadoti italian, Gaiani.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)