Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas ngjarjeve të djeshme në dy burgje në Shënkoll të Lezhës dhe në Vaqarr duke e cilësuar pasigurinë të patolerueshme, ndërsa ka kërkuar që të marrë fund papërgjegjshmëria.
Petrit Vasili kërkon që çdo zyrtar i burgjeve që nuk bën detyrën duhet që të ndëshkohet.
"Pasiguria në burgje, e patolerueshme. Të marrë fund papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria. Cdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet"shprehet ai.
Në burgun e Shënkollit gjatë ditës së djeshme humbi jetën një i burgosur si pasojë e një zjarri që ra pas shpërthimit të një bombole gazi, ndërsa 9 persona të tjerë, mes tyre të dënuar edhe punonjës u lënduan lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa po gjatë ditës së djeshme në burgun e Vaqarrit mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, ndërsa pas zbardhjes së ngjarjes rezultoi se objektiv i atentatit ishte Gazmir Daci, i cili kishte vrarë Valmir Kolaverin dhe plagosur Robert Kolaverin në 4 nëntorit 2015, ndërsa vëllai i tretë Ergys Kolaveri tentoi të hakmerret për ta vrarë nga jashtë burgut, por shënjestra ishte e gabuar, pasi u plagos Lili Dulaj.
Autori i atentatit të dështuar Ergys Kolaveri dhe kushëriri i tij u arrestuan pas ngjarjes. Për dy ngjarjet ministri Manjani deklaroi dje se është prokuroria që do të vërtetojë dhe zbardhë gjithcka.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com