‘Burgosi familjen’ Report Tv siguron dosjen e 35-vjeçarit nga Tirana! Gruaja: Prej 1 vit e gjysmë jetoj si në burg! S’e kam kallëzuar se e dua

Shtëpia ku jetonte Jetnor Zh., dy fëmijët e mitur, bashkëshortja dhe nëna e tij, i ngjan më shumë një regjimi të posaçëm “41 bis”, ku strehohen të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të izoluar komplet nga bota e jashtme, se sa një ambienti të ngrohtë familjarë.

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen hetimore në ngarkim të 35-vjeçarit, i cili prej më shumë se një viti kishte kthyer në ferr jetën e njerëzve të tij më të afërt në katin e tretë të një apartamenti në Selitë të Vjetër. Policia u vu në lëvizje ditën e enjte, datë 25 janar, pas një telefonate sinjalizuese në sallën operative. Kur shërbimet mbërritën në banesë, gjetën derën të mbyllur dhe nga përtej u përgjigj nëna e tij 66-vjeçare, duke rrëfyer se djali i saj Jetnori i kishte mbyllur me çelës. Pasi blutë i çliruar nga “burgu” i kryefamiljarit, kanë marrë dëshmitë e të gjithë anëtarëve të familjes. Në prezencë të psikologes, bashkëshortja e Jetnorit ka rrëfyer dramën që ka jetuar prej një viti e gjysmë. Denoncimin nuk e bëri asnjëherë pasi e donte Jetnorin.

‘Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08:30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9-vjeçare. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllur në banesë. Këtë gjë bashkëshorti e bënë gjithmonë, nëse nuk është aty, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme.’- thotw gruaja e Jetnor Zh.

E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues.

‘Para dy ditësh më ka goditur me shkelm dhe shpatull pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marr. Ka kamera, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvizshme dhe mi vendos te komodina e dhomës kur fle gjumë, jam e monitoruar, e kontrolluar në çdo moment. Banesa në korridor ka kamera të vendosur, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valët.’- ka treguar ajo.

Bashkëshortja e Jetnor Zh. tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, por edhe përçmimin që ka për djalin e vogël 3 vjeç.

‘Nuk merr asnjë medikament, pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron e shikon si të racës sime, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim. Jam dhunuar prej 1 viti e gjysmë dhe nuk mund ta duroj dot se po i bën dhe fëmijëve probleme të mëdha.’- ka deklaruar gruaja e Jetnor Zh.

Nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfen para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor.

‘Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësuese emocionale, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kemi bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë. Jetnori ka probleme të karakterit emocional, të cilat mund të shkojnë dhe mendore. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë, janë sajesa të tijat, ia thotë mendja.’- tha gruaja e Jetnor Zh.

66-vjeçarja tregon për xhelozinë e sëmurë që e ka kapluar djalin e tij, si pasojë e së cilës bashkëshortes i ka bllokuar çdo komunikim.

'Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshortes, është xheloz, i ka marr dhe telefonin. Ajo është grua shembullore por Jetnorit ia bënë sëmundja që ka. Gruaja e tij ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon jo më të dal, nuk e lë Jetnori të dal, e bën çdo lëvizje të kontrolluar. Fik dritat, lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita.'- tha ajo.

Jetnor Zh. pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës të hënën në orën 09:30 për t’u mësuar me masën e sigurisë. Report Tv mëson se prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore të gjendjes së tij mendore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Ngujoi familjarët, Report tv siguron dosjen e 35-vjeçarit! Nëna e 35-vjeçarit: Dëgjon zëra në mure, i sajon nga mendja

1706274460_gruaj.JPG

Nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, ka rrëfyer para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor. Në dosjen e siguruar nga Report Tv ajo shprehet se djali i saj dëgjon zëra në mure.

“Prej 15 vitesh së bashku me periudhën e njohjes është i martuar me bashkëshorten e tij. Për nusen nuk kam asnjë ankesë, është vajzë e rregullt, besnike, e ndershme, me të pritura dhe jam shumë e kënaqur. Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësuese emocionale, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kemi bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë. Jetnori ka probleme të karakterit emocional, të cilat mund të shkojnë dhe mendore, e pranoj me keqardhje si nënë, djalin e kam pikë të dobët. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë dhe kur e ka kontrolluar ajo së bashku me bashkëshorten nuk ka pasur zhurma, janë sajesa të tijat, ia thotë mendja. Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshortes, është xheloz, i ka marr dhe telefonin. Ajo është grua shembullore por Jetnorit ia bënë sëmundja që ka.

Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i kam numëruar, por ka shumë kamera në brendësi, dera ka shumë brava, unë kam frikë se Jetnori i ka marr çelësat vetë, vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipërit brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ia thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Gruaja e tij ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon jo më të dal, nuk e lë Jetnori të dal, e bën çdo lëvizje të kontrolluar. Jetnori kur bënë debate shpërthen për pesë minuta, më pas ledhaton fëmijët, ato 5 minuta i ka si pasojë e faktit se thotë se dëgjon zhurma nga muret, sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë, fik dritat, e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita. I kam kërkuar si nënë, i jam lutur të mjekohet, i jam përgjëruar por nuk bindet. Ka probleme djali, duam ta ndihmojmë por nuk dëgjon, kam hallin e fëmijëve se mos u ndodh gjë. Jetnori nuk pranon ilaçet, thotë nuk jam i sëmurë, jam në rregull. Sot na ka mbyllur në shtëpi dhe çoi djalin.”, thotë nëna e Jetnor Zh.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 29/01/2024 09:58

    Ky psiqik duhet tretur në acid

    Përgjigju
  • Iris: 29/01/2024 01:05

    Njera nuk e denonconte se /e donte/,tjetra nuk e denonconte se e kishte /pike te dobet/,bile dhe per kurim perpiqej t'a bindete me te mire,kur ky ishte rast qe duhej detyruar me force dhe te dyja i shkonin pas manise duke marre ekspert per te gjetur zhurmat imagjinare ne mure! /Dashuria e tepert te vret/-thuhet dhe ne kete rast per pak sa nuk i vrau keto dy zonja dashuria e tepruar ndaj tij!

    Përgjigju
  • Scutari: 29/01/2024 00:05

    Ky është një i sëmurë mendor! Izolojeni sipas ligjit pa marrë ndonjë në qafë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja