Burgu i mbipopulluar i sigurisë së lartë në Drenovë! Avokati: Gjykatat të japin masa sigurie më të lehta

Korçë- Janë 465 persona qendrojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ku 253 prej tyre janë të paraburgosur. Është pikërisht kjo kategori që ka mbipolluar burgun e sigurisë së lartë.

Duke iu referuar shifrave zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, mësojmë se kapaciteti është 382 vende, por aktualisht janë 83 të burgosur mbi kapacitetin. Burimet thanë se disa të dënuar i janë drejtuar me peticion Ministrisë së Drejtësisë për kushtet e vështira që vijnë si pasojë e mbingarkesës, por kërkesa s’ka marrë zgjidhje.

Avokati Nevzat Tarelli e adreson problemin tek gjykatat të cilat për vepra të lehta penale caktojnë masë sigurie arrest me burg. Një tjetër faktor sipas tij është shtimi i veprave penale.

“Në vlerësimin tim është fakt publikisht i njohur për shkak të qëndrimeve tejet të ashpra në raport me llojin e masës së sigurisë që gjykatat kanë caktuar. Po ta shohësh me vëmendje kjo ngarkesë vjen kryesisht në paraburgim, sepse ne po zgjedhim që dhe për vepra penale relativisht të lehta zgjidhet të jepet masë sigurimi arrest me burg ndërkohë që ligji kondicionon të kundërtën. Arresti me burg duhet të jetë përjashtim, përveç shtimit të rasteve të procedeimeve” tha Tarelli.

Mbingarkesa e Institucionin e Vuajtjes së Dënimit prodhon stres tek të dënuarit deri në probleme të shëndetit mendor.

“Mbingarkesa prodhon stres qoftë në kuptimin e kushteve në të cilat ata qëndrojnë duke u mbingarkuar dhomat në një numër më të lartë personash. Do të prodhonte një lloj konfliktualiteti dhe në fund nuk do t’i shërbente më mirëadministrimit edhe procesit të rehabilitimit.”

Përveç ambienteve dhe kapaciteti disa herë të tejkaluar, në këtë burg ka mungesë të mjekëve e psikologëve që duhet të trajtojnë 16 të dënuar me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë burgu i Pojskës në Pogradec i cili supozohet të shfryjë ngarkesën në burgjet e tjera ende nuk është hapur edhe pse godina ka përfunduar prej një viti.

BURGU I DRENOVËS
382 Kapaciteti
212 Të dënuar
253 Të Paraburgosur

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/01/2024 16:09

    Kjo ashte Papuncija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”